LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Donald Lu, pse nuk është edhe Shkëlzen Berisha në listën e zezë?

Donald Lu, pse nuk është edhe Shkëlzen Berisha në listën e zezë?

Nga Bledi Mane

Fotografia e Armina Mevlanit ne Malibu te bregut Perendimor cuditi gjithe shqiptaret sepse leshi i gershetit varur pas supit te jepte idene se ishte leshi i pa rruajtur i sqetulles se djathte. Leshi zgjoi kureshtjen por jo pushimet e shtrenjta.

Armina, vajza e nje spikeri lajmesh dhe e nje mesuese fiskulture nuk ka bere asnje pune ne jeten e saaj pervecse ka nxjerre foto me breke, me sutjena e me pelusha sa here ia ka tekur mideja apo sedra e nje femre orientale. Armina ka nje dashnor ka dhe nje dyqan. Ka nje dashnor me leke ka dhe nje dyqan ne bllok qe nuk prodhon asnje leke.

Armina e Shkelzenit po u ben karshillek moshatareve dhe kujtdo hallexhiu ne kete vend plot halle sepse nje dite te vrenjtur nentori 4 vjet me pare djalit te Berishes i ra ne koke dalldia per ta dashuruar kete sirene mesdhetare qefllie me lesh te zi neper kembe e neper mustaqe.

Pse e dashuroj Shkelzeni kete vajze noprane eshte ceshtje deficencash-sociale por mua me shqeteson luksi i shfrenuar i te dyve ose me mire paraja e shfrenuar e luksit cinik te tyre.

Zeni i babit qe kerkon armatosje kolektive eshte permendur ne raporte zyrtare, konfidenciale, mediatike, mike, armike dhe cinike qysh nga shperthimi i Gerdecit ne marsin e plagosur te vitit 2008.

Madje edhe Hollywood-i tashme e personazhoi ne nje nga filmat e ardhshem por deri tani as qeveria, as njerezia, as katandia, as drejtesia, as diplomacia nuk po e frenon kete plangprishes.

Lista e zeze e Ambasades Amerikane duket se po ndeshkon gjyqtare e prokurore por kurresesi tutore. Tutore qokash e dallaveresh. Tutore gjobash e krimesh.

Xeni me Arminen hyjne e dalin ne territorin e Amerikes sikur te jene kusherinjte e Donald Trump-it, shpenzojne miliona ne territorin amerikan, marrin viza afatgjata dhe afatshkurtra ne konsullaten tuaj e nderkohe ju shqetesohemi pse Emiljano Shullazi i gjuajti me shkelm bytheve Dhori Kules.

Te pakten Shullazi hapet bythesh te hoteli i renuar Vollga ne Durres,po Xenit dhe Armines cfare ti bejme qe nuk lane hotel ne Miami dhe ne Los Angeles po u bere karshillek edhe neve, edhe juve qe do na beni reformen ne drejtesi!

Te pakten Shullazi me apo pa prova vetem 9 veta ka vrare dhe eshte arrestuar disa here po Xenin qe beri kerdine ne Gerdec duke vrare 39 te pafajshem ku ta cojme kesaj here per pushime: ne Las Vegas, Walt Disney apo Guantanamo Bay???

Loading...
More in Qytetari Digjital
I dashur zoti Kriminel Shullazi, Të falenderojë!

Close