LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dosja e aferës me bllokun 700 mijë euro: Ja si sistemi TIMS nxori zbuluar Ilir Metën dhe si gjykata mbylli sytë para 8 provave!

Dosja e aferës me bllokun 700 mijë euro: Ja si sistemi TIMS nxori zbuluar Ilir Metën dhe si gjykata mbylli sytë para 8 provave!

Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e skandalit të videos Meta-Prifti. Presidenti aktual doli me zë e figurë në media ku bisedohej për ndërhyrje në tendera e koncesione dhe gjykata e nxori të pafajshëm. Por ky vendim i gjykatës edhe nga një lexues i thjeshtë duket qartë se si është hartuar. Pastaj ajo që e tregon mësëmiri është dhe fati i gjyqtarëve që firmosën atë vendim.

Sot 4 prej tyre janë jashtë sistemi, disa të ngelur në veting e disa të dorëhequr. Gazeta po tregon sot se si prokurori Bujar Sheshi siguroi prova të pakundërshtueshme në proces, por gjykata e rrëzoi. Ndërkohë pak kohë më parë u tentua largimi i Sheshit nga KLP. Përveç videos, dëshmisë së Priftit dhe tabuteve telefonike, ka pasur dhe prova të tjera që sipas prokurorisë, vërtetonin aferën e Metës, ministër në atë kohë. “Gjithashtu, vërtetësia e rrethanës se i pandehuri Ilir Meta dhe dëshmitari Dritan Prifti janë takuar me njëri-tjetrin në datën 01.03.2010, madje rreth orës 13.30, konsolidohet jo vetëm nga dëshmia e këtij të fundit, por edhe nga të dhënat e sistemit të kontrollit kufitar TIMS. Sipas shpjegimeve të dëshmitarit Prifti: “Pas një telefonate që Ilir Meta më bën për t’u ankuar për një shkëmbim SMS-je me një person të caktuar ai më thotë: Po vij tek zyra jote për të biseduar diçka, sepse jam për të ikur në aeroport për një rrugë jashtë shtetit….”.

Edhe të dhënat e sistemit TIMS, vërtetojnë se në datën 01.03.2010, pas orës 13.57, i pandehuri Ilir Meta është larguar jashtë shtetit, nëpërmjet një fluturimi ajror nga aeroporti i Rinasit. Pra, është e provuar se koha e takimit mes të pandehurit Meta dhe dëshmitarit Prifti është përpara kësaj ore të datës 01.03.2010”, thuhet në vendim. Sipas prokurorisë përsa i përket rrethanës mbi vendin se ku janë takuar i pandehuri Ilir Meta dhe dëshmitari Dritan Prifti, vetëm ky i fundit, në dëshminë e tij të dhënë përpara gjykatës shprehet disa herë se biseda mes tyre është zhvilluar në zyrën e tij, atë të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Mes të tjerave, dëshmitari Prifti është shprehur se i pandehuri Meta: “…Erdhi në zyrën time, unë vendosa që këtë bisedë që do të bëhej në zyrën time ta regjistroja…”.

Refuzimi nga gjykata

Por edhe pse mund të vërtetohej shumë lehtë se ku ishte zhvilluar biseda, gjykata ka dalë me një mendim krejt tjetër duke thënë se nuk dihet se ku është zhvilluar biseda e regjistruar mes tyre. “Nga shqyrtimi i provave të tjera të pranuara dhe administruara nga gjykata, nuk rezultojnë thënie të dëshmitarëve apo prova dokumentare të tjera që të konfirmojnë vendin se ku janë takuar i pandehuri Ilir Meta dhe dëshmitari Dritan Prifti në datën 01.03.2010 rreth orës 13:30. Po kështu edhe akti i ekspertimit i realizuar gjatë gjykimit nuk përmban shpjegime e përfundime mbi vendin se ku është zhvilluar biseda e regjistruar audiovizive, e cila iu nënshtrua ekspertimit”, thuhet në vendim.

Provat

Mbrojtja e Metës pretendonte në atë kohë se ai nuk ka kryer asnjë bisedë të tillë me Priftin. Madje dhe pak muaj më parë Meta e preku si çështje duke thënë se ishte montazh. Por prokuroria ka dorëzuar 8 prova në gjykatë, që sipas saj tregojnë se gjithçka është e vërtetë. Dëshmitë dhe tabulatet telefonike kanë nxjerrë zbuluar presidentin, por gjykata vendosi t’u besojë dy ekspertëve, që më vonë u shpërblyen me tendera, të cilët thanë se në video ka probabilitet të lartë për ndërhyrje. /Kliti Topalli

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Banorët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën e Korçës

Close