LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dosja e terrorizmit: Shqiptarët në Siri luftuan në grupin e çeçenëve

Dosja e terrorizmit: Shqiptarët në Siri luftuan në grupin e çeçenëve

Përgjime telefonike, video, thirrje për xhihad, regjistrime të predikimeve në xhami, fotografi e të dhëna konfidenciale të siguruara falë survejimit për muaj me rradhë por edhe shkresa e materiale të ndryshme të sekuestruara, janë pjesë e dosjes voluminoze që Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë hartuar jo vetëm për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri por veçanërisht edhe për ata që i kanë rekrutuar, tashmë të akuzuar zyrtarisht për terrorizëm.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dje ekskluzivisht këtë dosje të plotë të SHISH-it duke zgjedhur sot për botim disa pasazhe të përgjimeve të papublikuara më parë. Personi që në këto materiale përmendet thjesht si Bujari, është Bujar Hysa, i njohur ndryshe si Ebu Usama, lindur në 1971 në fshatin Bastar e banues në Mëzez të Tiranës. Ai është një nga shqiptarët që dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; “Nxitjes, thirrjes publike dhe propogandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe atë të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”.

Hysa e ushtronte aktivitetin e tij radikal-ekstremist islamik si imam i xhamisë së Mëzezit. Në materialin me përgjimet e SHISH-it dhe Prokurorisë ai akuzohet si organizatori kryesor i rekrutimeve për në Siri. I dyshuari tjetër për aktivitet terrorist, që përmendet në këtë dosje është Genc (Abdurrahim) Balla, drejtues i Xhamisë së Unazës së Re. Ai është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste dhe ndaj tij janë ngritur të njëjtat akuza. Në pasazhet e përgjimeve që boton sot “GSH”, shërbimet sekrete sqarojnë se në dy raste është vërtetuar prania në Siri e shtetasve Artur Balla dhe bashkëshortes së tij falë sekuestrimit që iu është bërë aparateve të tyre celulare ku iu janë gjetur mesazhe të dërguara nga operatorët telefonikë sirianë me tekst: “Ëelcome to Syria. Feel at home..”.

Gjithashtu është “zbërthyer” edhe mesazhi “i koduar” që ish-komandoja i Zall-Herrit, Erjon Alinji, i ka dërguar familjes ku për ta informuar se ndodhej në Siri. Nga frika e përgjimeve ai thotë: “Jam në Gjermani në kufi me Arabinë”. SHISH-i bën të ditur se në komunikimet mes njëri-tjetrit, të dyshuarit për terrorizëm përdorin fjalën “lopatë” për të identifikuar armën e zjarrit. Ndërkohë sqarohet se shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri janë pjesë e një grupi që drejtohet nga çeçenët.

Në dosjen e përgjimeve flitet edhe për letrën që Komuniteti Musliman Shqiptar i ka dërguar ministrisë së Brendshme ku e informon për aktivitetin e paligjshëm të dy imamëve, si edhe për identifikimin e personit të quajtur Hysen, i cili u shfaq pas kuintave në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan. “GSH” boton ekskluzivisht pjesët më pikante të këtyre përgjimeve që përmban dosja e SHISH-it dhe Prokurorisë.
****
WELCOME TO SYRIA – FEEL AT HOME”
Në datë 05.02.2014 është pyetur shtetasi Artur Balla (emri fetar – Omer) dhe bashkëshortja e tij shtetasja, Lutfije Balla (të kthyer nga Siria në datën 05.02.2014). Pas informacionit të marrë në rrugë konfidenciale se shtetasi Artur Balla (ish-komando në Zall-Her), bashkëshortja e tij, Lutfije Balla dhe vajza e tyre, Mersa Balla do të ktheheshin nga Siria për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë në datë 05.02.2014, nga ana jonë u bë e mundur shoqërimi i tyre në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në datën 05.02.2014 dhe më pas pyetja e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Devoll. Gjatë kqyrjes së telefonit të tij dhe të bashkëshortes janë fiksuar në procesverbal të kqyrjes dhe fotografuar sms të cilat tregojnë se Arturi dhe familja e tij kanë qenë në Siri.

Po kështu në një SMS Lutfija shprehet se në Siri atyre që janë familjarë i japin 150 dollarë në muaj. SMS i datës 13.11.2013, ora 16:33, dërguar numrit 0035567xxxxx (Belda) me tekst: “Këtej nuk mungon asgjë janë të gjitha ne që jemi familjarë na japin 150 dollarë në muaj hajt selamalekum se do fal akshamin”. Gjatë këqyrjes së telefonit celular të Artur Balla u konstatuan sms të ardhura nga Network Sirian me tekst:

– Datë 06.12.2014, ora 19:46, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: “Welcome to Syria. Feel at home while you roam the MTN Network. For any enqiries please call 111”.

– Datë 05.12.2014, ora 10:34, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: “Ministry of Tourism welcomes you to Syria. Please call 137 for tourism information as complains”.

“JAM NË GJERMANI”
Më datë 06.02.2014 është pyetur shtetasi Edi Alinj, vëllai i shtetasit Erjon Alinj, i cili ka shkuar në Siri dhe nuk dihet vendndodhja e tij që prej 10 muajsh. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka sqaruar se vëllai i tij, Erjon Alinj (ish-komando në Zall-Her) në datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka thënë në celular Edit se do të shkonte në Gjermani.

Më pas ka telefonuar me numër anonym dhe ka thënë se: “Jam në Gjermani në kufi me Arabinë”. Më pas Erjon Alinj ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec nga një numër turk dhe i kishte thënë se ishte mirë. Numrin nuk e kanë fiksuar. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit ai nuk ka pasur lekë me vete. Edi Alinj është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Erjoni kishte rreth 3 vjet që kishte hyrë në fenë islame. /balkanweb/

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Serbia strategji të re për bisedimet me Kosovën

Close