LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Drejtësia e re: KLP përzgjedh 15 kandidatët e SPAK! “Ngelin në klasë” Donika Prela e Besim Hajdarmataj

Drejtësia e re: KLP përzgjedh 15 kandidatët e SPAK! “Ngelin në klasë” Donika Prela e Besim Hajdarmataj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka prezantuar emrat e 15 kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas KLP, do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Ndërkohë, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja aktuale e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besim Hajdarmataj.

Prokurorët që kishin dorëzuar dokumentet dhe u skualifikuan nga gara:

Besim Hajdarmataj

Donika Prela

Dorina Bejko

Dritan Prençi

Enkeleda Xhengo

Maksim Sota

Vladimir Mara

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close