LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Droga drejt Greqisë: Zbulohen lëvizjet e gomones dhe se si funksiononte grupi

Droga drejt Greqisë: Zbulohen lëvizjet e gomones dhe se si funksiononte grupi

Droga e cila vinte nga Shqipëria drejt Greqisë, ishte një problem i madh për autoritet vendase. Sipas mediave greke, kohët e fundit si qeveria amerikane ashtu dhe ajo italiane ndërhynë në çështjet e brendshme të qeverisë shqiptare me qëllim goditjen e këtij karteli i cili ka mbuluar sistemin politik të këtij vendi.

Mediat greke thonë se ky ishte një problem i madh dhe kishte shumë kohë që ishin nën vëzhgim. Sipas informacioneve skaf është i regjistruar në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë, në pronësi të S. K (drejtues).

Kjo gomone në qershor 2017 ishte pare në rrugën Athine-Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazine të zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin “ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…”. Në vazhdim është parë të transportohet nga porti Killinit drejt parkingut të skafeve te Dh.L në Amaliadha, Ilea.

Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi më vonë me sekuestrimin e 2261.50 kg kanabis ne 04/08/2017 nga autoritetet italiane.

Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe në mesnatë arriti në Ilea, kohe gjatë se cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye në Athine të nesërmen në mëngjes. Rezulton gjithashtu që gomonia “ΚΑΡΝΙΒΟΡ” që u gjet në dhjetor 2016 e ankoruar në Paleokastrica, Korfuz me çelësat e motorëve të jashtëm në të. Meqë nuk u interesua asnjë, ky mjet u sekuestrua. Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha qe interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi te S. K. Gomonia i përket të njëjtës kompani. Sipas të dhënave rruhet në parkingun e Dh.L në Porto Rafti. Në parkingun e L fshihet dhe një gomone me tre motorë me fuqi të madhe që përdoret për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Përdorues i saj është S. K që vepron nën urdhrat e shtetasve shqiptarë. Gomonia fshihej për të mos rënë në sy fuqia e madhe motorike e saj, po ashtu mediat greke shtojnë se shqiptaret kontrollojnë grupin e trafikimit të drogës.Gomonia me 4 dhe me 3 motorë përdoren nga grupi për trafik të paligjshëm dhe pjesëtaret e grupit sigurohen që ato të kenë servesin më të mirë më pjesët më të mira që të ecin shpejtë për ti bërë ballë ndjekjes së policisë.

Loading...
More in Aktualitet
U tentua antentat ndaj Ramës, kush ishin të interesuarit?! Dyshimet që çuan prokurorinë të kërkojë ekspertë privatë për aksidentin, gati të hetojë dhe FBI

Close