LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Duhanxhiu, gjatë jetës shpenzon afërsisht 1,4 milion dollarë për cigare

Duhanxhiu, gjatë jetës shpenzon afërsisht 1,4 milion dollarë për cigare

Një hulumtim i kryer në Pensilvani (SHBA) tregon se gjatë jetës duhanpirësi harxhon 1,4 milion dollarë.

Hulumtuesit e mbështetën këtë fakt në të dhënat për personat të cilët shpenzojnë një pako cigare nga mosha 18 vjeç deri në 69.

Me cigaret hulumtuesit në shumën e përgjithshme të shpenzimeve kanë llogaritur edhe ato që harxhohen për shërim nga pasojat e pirjes së duhanit, ditët e punës të humbura për shkak të sëmurjes si pasojë e duhanpirjes si dhe çmimin më të lartë të sigurimit për duhanpirës, transmeton koha.net.

Hulumtimet e mëhershme kanë gjetur se duhanpirësit fitojnë 20 për qind më pak se ata që nuk pinë duhan.

Për shkak të çmimit më të lartë të cigareve në disa shtete amerikane, çmimi i përgjithshëm i duhanpirjes mund të jetë edhe më i lartë. Për shembull në Alaskë ky çmim do të kapte dy milionë dollarë.

Loading...
More in Shendeti
Pamjet që do ju bëj të lini duhanin (Video)
Close