LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Duhej një Gramoz Ruçi dhe nipi i Spiro Kolekës që pas 27 vitesh një ish- i përndjekur të bëhej kryeprokuror”

“Duhej një Gramoz Ruçi dhe nipi i Spiro Kolekës që pas 27 vitesh një ish- i përndjekur të bëhej kryeprokuror”

Emërimi i kryeprokurores së Përkoshme Arta Marku dje në Kuvend, solli një përplasje të fortë në seancë, teksa opozita u shpreh kundër saj.

Por nuk kanë munguar reagimet, madje dhe nga radhët e ish të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre, që e shohin këtë emërim si një gjetje të mazhorancës, pasi Marku është një bijë të përsëkutuarish.

Në një status të tij Ilirjan Blloshmi ironizon teksa shkruan se, “duhej një Gramoz Ruçi dhe i nipi i Spiro Kolekës që pas 27 vitesh në krye të prokurorisë të zgjidhet një person që vjen nga ish të përndjekurit.

Dmth duheshe nje Gramoz Ruçi dhe i nipit Spiro Kolekes qe pas 27 vitesh ne krye te prokurorise te zgjidhet nje person qe vjen nga ish te perndjekurit.

Njoftoni ata “antikomunistet” qe kur Prel Deda u kishte vene pushken komunisteve.

Prinderit e ketyre qe sot te “caplejne” gjoja si antikomuniste, rrini pas ndonje sekretari partie, per te marre nje burse per ju.

Dmth per ju qe te “shqyeni” kur ju thua se X apo Y jane binj kriminelesh.

Asnje here sa qe ne pushtet PD-ja nuk i ka dhene ndonje post kaq te rendesishem nje personi qe vjen nga ish te perndjekurit”,shkruan Blloshmi në postimin e tij.

Kryeprokurorja Arta Marku rrjedh nga një familje me qasje dhe aktivitet të djathtë politik.

Ajo është bijë e Ndrecë Markut të internuar nga Lezha në Fushë Arrëz dhe mbesa Prel Dedës, një nga familjet më të persekutuara të Iballës së Pukës.

Nëna e saj njihet si një ndër aktivistet më të spikatura të PD në Fushë Arrëz.

Megjithatë opozita krijoi gjithë atë përplasja kundër zgjedhjes së saj.(TemA)

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Moni “këshillon” ambasadorin Lu: Ki kujdes se Rama ta fut, siç i’a futi Likes!

Close