LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Duke dëgjuar Lulin, politikani holandez ankohet me nota r.aciste për ti hequr vizat Shqipërisë: Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në?

Duke dëgjuar Lulin, politikani holandez ankohet me nota r.aciste për ti hequr vizat Shqipërisë: Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në?

Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, është i pakënaqur nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Udhëheqësi i FVD tregon se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën, raporton media belge dagelijksestandaard.nl.

Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan: “E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë k.rime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.

“Shqiptarë nuk do të kenë nevojë për vizë që të udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Siç pritej, Komisioni Europian ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë holandeze”, njoftoi Ministri i Jashtëm Stef Blok pak ditë më parë.

Ministri i bëri kërkesë Komisionit Europian pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në Prill. Blok tashmë paralajmëroi se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së për një hap të tillë.

Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në BE.

Loading...
Mos e Humbisni
Tronditja e dy kërriçave… kur dëgjuan Lulin që ua kalonte në pëllitje

Close