LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Durrës, kapen 600 kg kanabis në kamionin drejt Barit të Italisë

Durrës, kapen 600 kg kanabis në kamionin drejt Barit të Italisë

DURRËS – Shqipëria vijon të jetë burim i prodhimit të lëndeve narkotike, që kanë për destinacion tregun europian. Këtë e vërtetojnë sasitë e konsiderueshme të drogës të sekuestruara në pikat kufitare dhe portet e vendit.

Një kontroll rutinë i policisë kufitarë në portin detar të Durrësit u finalizua me sekuestrimin e një sasie prej 600 kg lëndë narkotike të llojit, Canabis Sativa, ndërsa ka përfunduarnë pranga poseduesi saj.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur ne tapicerinë e kamionit me targa AA942CT, që kishte si destinacion portin e Barit në Itali. Sipas policisë droga ishte paketuar në kuti kartoni dhe e mbështjellë me letër natriban, ndërsa tashmë është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu kanë shoqëruar në polici drejtuesine mjetit shtetasin Ilir Dyrmishi, 32 vjeç nga qyteti i Beratit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Imami për DW: Të gjitha akuzat hakmarrje që lidhet me vitin 2011
Close