LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Dy “Halim-e” që s’dinë këndim, do na bëjnë reformë në arsim!

Dy “Halim-e” që s’dinë këndim, do na bëjnë reformë në arsim!

Nga Anri Bala

Deputetja Monika Kryemadhi, bashkë me depute(studen)ten Kejdi Mehmetaj, të habisin me thirrjet e tyre delirante dhe qesharake në të njëjtën kohë, kur deklarojnë në çdo tubim të partisë se, do bëjnë reformë në arsim?! Mendoj se nuk janë zgjuar akoma nga “grushti i randë” që kanë marrë. Nuk e di nëse kanë rënë në kllapi apo po flasin përçart, mos ndoshta janë duke parë ëndërr, e tani janë duke na i treguar si përrallë nga e kaluara: “Na ishin njëherë universitetet… edhe për bagëti!”

Reforma në arsim është një nga reformat më të lavdëruara nga partnerët ndërkombëtarë dhe është bërë me ndihmën e specialistëve të KE-së, në kohën kur zonja dhe zonjusha ishin në parlament dhe kanë votuar pa hezitim pro saj. Të thuash se arsimi universitar është shkatërruar, duhet të jesh i çartur.

Është më se e vërtetë se, arsimi universitar është “shkatërruar”, por jo ai europian që prodhon inteligjencë, por ai që jepte diploma nëpër kioska, e që na turpëronte në sy të Europës së zhvilluar. Në të vërtet është shkatërruar edhe ai arsim universitar, që jep diploma si e këtyre dy “shkencëtareve”, që ngjajnë si dy pika ujë në menyrën e arsimimit dhe arsyetimit të tyre.

Ata i’a kalojnë edhe Ajnshtainit nga “dimensioni i inteligjencës”. Monika, sikurse ka deklaruar nëpër studio, ku tani është e gjithkund gjendur, shkonte në universitet me gjysmën e trupit dhe të mendjes, sepse gjysmën tjetër e kishte në parlament, në komisione dhe seanca, atje ku paguhej, ndërsa gjysmën e tretë atë të “gënjeshtrës”, sepse nuk ka më gjysëm, dy janë, Monika e kishe ditë e natë nëpër mitingje dhe protesta çuditërisht dhe në fund… u diplomua!

Të njëjtën histori tregon dhe super deputetja studente, që nuk ka akoma një diplomë të vërtetë përveç “kartonit” të partisë së saj, që është bërë gangren e politikës shqiptare, me çka i “ofron” rinisë, arsimit, punësimit, meritokracisë, e çfarë grame pozitive mund të mbaj ky vend. Natyrisht edhe ajo si shefja do diplomohet pa shkuar askund. Ndaj, nëse nuk janë mbyllur ende të gjitha “kioskat” që shesin kartona e japin statuse intelektualësh, shpresoj shumë të jenë “specie në zhdukje”.

Megjithatë, kjo nuk është e keqja më e madhe në partinë e “qorrave” pa arsimim, ku qorrat me një sy si puna e këtyre të dyjave, janë të parët e vendit. Problemi është se tani qorrat me një sy, nuk shikojnë në një anë, ku janë njerëz me dy sy që e kanë bërë atë reformë dhe gënjejnë lartë e poshtë se, do bëjnë një roformë në arsim, por se si, se përse dhe me çfarë, vetëm këto dy deputete pa shkollë e dinë!

Vërtet u duket reformë apo “shpikje” e madhe këtyre bibave, kërkesa qesharake për reduktimin deri në tre i preferencave nga dhjetë që janë… pra zvogëlimi i mundësisë së zgjedhjes dhe kolonat e notave mos të kenë pikë “zero”: pra edhe kur je “nul”, nuk je… sepse kështu duan ata.

Kjo tregon se sa pak i njohin universitetet dhe arsimin, por sa dëshirë kanë për të bërë të pamundurën, për të gënjyer të rinjtë që votojnë për herë të parë, se do i bëjnë të gjithë me universitete edhe nëse nuk dinë të lexojnë dhe do i punësoi partia siç ka punësuar shumicën e militantëve analfabet. Tani kjo është një tallje e madhe për universitetet, nga ata që pak i kanë frekuentuar dhe asgjë nuk kanë mësuar.

Një gjë është e sigurtë, të vetmin unversitet që njohin këta, janë ata që shkollojnë edhe dele… edhe gomer… edhe derra… edhe “skifter”… por edhe biba, që diplomat e pavlera t’i përdorin si hajmali për tu mbrojtur nga syri i keq… “reformat e vërteta”. Ndaj ju reformatore të rreme,  po ju përshëndes me vargjet e  Nolit:

Ti, Halim që s’di këndim,

Je vezir për arësim;

Mbylli shkollat, se na nxinë

Me kalemn’ e tradhëtisë./Zathur.net/

Loading...
More in Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Lista e PD/ “Republika e Humbësve” nis nga Kosova, Duma, Alibeaj edhe të tjerë…

Close