LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Dy vjet nga Samiti i Triestes, ku gjashtë liderët e Ballkanit ranë dakord për “minishengenin ballkanik”

Dy vjet nga Samiti i Triestes, ku gjashtë liderët e Ballkanit ranë dakord për “minishengenin ballkanik”

Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur një konferencë për mediat për sa i përket lëvizjes së lirë mes këtyre tre vendeve apo siç është quajtur ndryshe ‘Mini Shengen’.

Por, si dhe kur lindi ideja e minishengenit Ballkanik? Në fakt, kjo ide dhe të gjitha gjërat të cilat po arrihen sot, janë një vullnet dhe dakordësi e gjashtë vendeve të Ballkanit të para dy viteve.

Ishte korriku i vitit 2017, ku liderët e 6 vendevë të Ballkanit Perëndimor, sëbashku me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron zhvilluan Samitin e Triestes. E pikërisht në këtë Samit, të gjashtë vendet ranë dakord për lëvizjen e lirë mes tyre.

Pra, të gjitha çështjet që Rama-Vuçiç-Zaev folën sot, janë çështje për të cilat është rënë dakord mes gjashtë vendeve të Ballkanit që në korrik të 2017-ës.

Ajo që u pa sot në takimin mes tre liderëve, nuk ishte asgjë më shumë se vullneti i 3 vendeve (Shqiperia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), për të vënë në jetë një plan që do i japë një frymëmarrje të re ekonomisë, turizmit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve e mallrave.

Në fjalën tyre si kryeministri Rama, Presidenti Vuçiç e kryeministri Zaev, kanë theksuar pikërisht faktin, se ajo për të cilën po bihet në dakordësi sot, do të ndihmojë ekonomitë e vendeve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, rritjen e turizmit që kalon lehtësisht nga një shtet në tjetrin pa burokaci e të tjera lehtësi e përfitime si këto, që janë shumë të rëndësishmë për rajonin dhe popujt./Lexo.al

Loading...
More in Aktualitet
Dalin detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, sherr mes dy burrave për gruan e martuar: Më kërkonte s.eks!

Close