LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . “E njoh mirë këtë dreq sëmundje, e di si të rrënon”, rrëfimi prekës i gazetares shqiptare

“E njoh mirë këtë dreq sëmundje, e di si të rrënon”, rrëfimi prekës i gazetares shqiptare

Gazetarja Fiori Dardha, ish-prezantuese e “Fiks Fare” ka bërë një bërë rrëfim prekës në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fiori rrëfen se i është dashur të përballojë vuajtjet që shkakton kjo sëmundje vdekjeprurëse, pasi një pjesëtare e familjes së saj është prekur nga kanceri i gjirit. Pak ditë më parë ajo publikoi një foto me stafin e mjekëve të Onkologjikut dhe nënë e saj ku lajmëronte se kishte marrë një lajm të mirë.

fiori kancer

STATUSI I FIORI DARDHES:

E njoh mire kete dreq semundje!
E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht!

E njoh vuajtjen qe te shkakton!

E di se si ta turbullon jeten!

E di se si te shembet bota!

Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton!
Njoh “shijen” e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje!

Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes!
Duhet force e madhe per te perballuar!

Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!
Kujdesuni per jetet tuaja!

Tetori eshte muaj i luftes ndaj kancerit te gjirit!

Loading...
More in Shendeti
Keni puçra në fytyrë? Ky djalë do t’iu tregoj zgjidhjen

Close