LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . E pabesueshme: Gjendet i gjallë pas 17 vjetësh i bllokuar në minierë

E pabesueshme: Gjendet i gjallë pas 17 vjetësh i bllokuar në minierë

Një grup minatorësh qymyri në perëndim të provincës Xinjiang në Kinë u ndeshën me një surprizë të pabesueshme kur po gërmonin në një minierë të vjetër që ishte mbyllur 17 vjet më parë pas një tërmeti që shkaktoi shembjen e disa pjesëve të mëdha të tuneleve .

Kur po hapnin galerinë ata gjetën një 59-vjeçar, Cheung Wai, që i ka mbijetuar aksidentit të vitit 1997, e që dukej në gjendje shumë të keqe.

Ai menjëherë është dërguar në spital, ku do t’i bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes së tij fizike dhe mendore, gjatë javëve të ardhshme.

Ky njeri i gjorë, është bllokuar në tunel, së bashku me trupat e 78 personave, pasi një tërmet me magnitudë 7.8 goditi regjionin dhe shkaktoi shembjen e strukturës mbështetëse të drurit të minierës.

Disi me fat në fatkeqësinë e tij, Cheung u shpëtua prej disa nga kanalet e ventilimit që ende ishin të lidhura me sipërfaqen duke i lejuar atij që të kishte oksigjen, që ishte e mjaftueshme sa ai të mbijetojë.

Ai arriti të mbijetojë falë një sasie të jashtëzakonshme të orizit dhe ujit, të ruajtura në një depo nëntokësore, të konceptuara posaçërisht për këtë lloj rasti.

Njeriu kishte plotësuar dietën e tij me kapjen e minjve të panumërt që shtohem në minierë, si dhe grumbullimin e sasive të mëdha të një lloji të myshkut fosforeshent, gjë që përbën burimin e tij të vetëm të pasura me vitamina.

Edhe pse ai vuante nga stresi i madh fizik dhe mendor, ai arriti t’i jap varrimin e duhur për të gjithë shokët e tij, duke kaluar pothuajse një vit në këtë akt të madh vetëmohues.

Rasti i Cheung mbetet unik megjithatë ai përbën një rekord botëror, në bazë të autoritetit universal mbi rekord-thyerjen në Gines.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Ekipi amerikan në kërkim të vajzave nigeriane

Close