Home . Aktualitet . Bota . E tmerrshme/ Infermierja vriste pacientët me insulinë: “Më tha zoti ta bëja…”

E tmerrshme/ Infermierja vriste pacientët me insulinë: “Më tha zoti ta bëja…”

Elizabeth Tracey Mae Wettlaufer, infermiere ka mbytur 8 persona duke injektuar doza të mëdha të insulinës në trupin e tyre, dhe e gjithë sepse ajo besonte se këta persona ishin të këqinj dhe duhej të vdisnin.

Personat që ka mbytur infermierja Eliyabeth, kanë qenë kryesisht të moshës 75-90 vjeç, ku edhe ajo i ndante në njerëz të mirë dhe të këqinj, ata që meritojnë të jetojnë dhe ata që nuk e meritojnë.

“Ishte Zoti që më tha ta bëja, sepse ishin të këqinj dhe të rrezikshëm. Ndoshta ishte edhe Djalli, nuk e di“, vazhdoi ajo rrëfimin ndërkohë që krimin ja kishte treguar fillimisht një miku e më pas pastorit të Kishës të cilët e raportuan menjëherë në polici.

Elizabeth Tracey Mae Wettlaufer ka vrarë këta persona gjatë viteve 2007-2014, ndërsa është arrestuar këtë vit (2017) dhe rrezikon burg të përjetshëm.

Mos Humbisni:
EMRI/ Eksplozivi trondit qytetin e Shkodrës në mesnatë, hidhet në erë makina e zyrtares së lartë

Close