LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . E trishtë: fëmija 11 vjeç i prekur nga kanceri e lëshon veten drejt vdekjes

E trishtë: fëmija 11 vjeç i prekur nga kanceri e lëshon veten drejt vdekjes

Emri i tij është Reece Puddington, dhe është një djalë anglez 11 vjeç. Bashkë me prindërit e tij ai mori një vendim tejet të vështirë, për ta lënë veten drejt vdekjes, dhe këtë gjë e lajmëroi nëpërmjet një postimin në Facebook.

Në vitin 2008 ai mësoi se ishte prekur nga një formë e rëndë kanceri, i cili shkatërron qelizat e tij qysh në embrion si dhe shkatërron sistemin e tij nervor.

Edhe nëse do tu nënshtrohej kimioterapive, jeta e tij do të zgjatej vetëm me fare pak vjet, por shpresat për të jetuar janë thuajse zero.

Për këtë arsye ai e ka lënë gjithçka në dorë të Zotit, duke e jetuar jetën normalisht në pritje që vdekja të vijë ta marrë.

Ndërkaq në postimin e tij në Facebook thuhet se, “Kishte dy opsione, të nisja një seancë tjetër kurash që do të thoshte udhëtime pa fund nga spitali në spital ose… të lija rrjedhën natyrale, duke e lënë veten që të shuhem pak më herët se sa të ndjek mjekime të tjera torturuese. Nëna ime ka shpresuar dhe luftuar fortë gjatë viteve të fundit. Ajo do që t’iu nënshtrohem trajtimeve të tjera, sepse nuk do që të më humbë. Por nëse do të donte të mirën time do të më linte të ikja. Ndaj, unë po e lë veten të iki”.

Loading...
More in Shendeti
Cigarja ndikon në çrregullimet e humorit
Close