LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . E vërteta mbi Hemodializën në 5 qendrat e rretheve. Si u transformua shërbimi që bëhej me 3 turne nga pacientët (Foto)

E vërteta mbi Hemodializën në 5 qendrat e rretheve. Si u transformua shërbimi që bëhej me 3 turne nga pacientët (Foto)

 Për vite me radhë kërkesa e të sëmurëve që kryejnë hemodializë në rrethe ka qenë: “Jepini fund sorollatjeve tona 3 herë në javë për të marrë shërbimin që na mban në jetë”.
Të gjithë i mbajnë mend protestat e njëpasnjëshme dhe peripecitë deri në dhimbje që duhet të kalonte një i sëmurë nga rrethet, e gjithashtu përkeqësimet e sëmundjes nga pamundësia për t’u trajtuar sistematikisht. Shërbimi i dializës me tre-katër turne dhe radhë, ish  një makth për ta. Pacientët detyroheshin të linin përgjysëm ciklin prej 4 orësh për filtrimin e gjakut, pasi të tjerë prisnin në radhë.

5 qendrat e reja, transformuan shërbimin, e sollën atë pranë vendbanimeve dhe me standardet më bashkëkohore! Tashmë, pacientët me banim ne Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korcë reshtën së udhëtuari me orë të gjata tre here në javë për të siguruar mbijetesën e tyre nga Sëmundja Renale Kronike. Për shkak të kostove që ka hapja e këtyre qendrave, u mendua partneriteti publik privat si zgjidhja më efikase. Tashmë ata e marrin këtë shërbim në vendbanimin e tyre, e jo vetëm kaq. Shërbimi i dializës nuk është më ai shërbim për të ardhur keq ku mungonin kushtet më minimale të infrastrukturës, ku të sëmurët për shkak të mungesës së aparaturave dhe kryerjes së testeve laboratorike, në jo pak raste janë prekur edhe nga sëmundje të tjera infektive, si hepatitet virale e të tjera edhe më të rënda.

Ndryshimin e cilësisë së shërbimit dhe cilësise së jetës së pacientëve e dëshmojnë qartë vetë pacientët e familjarët e tyre.  Falë investimit të kryer, asgjë nuk e dallon këtë shërbim nga ato të vendeve më bashkëkohore, ku veç aparaturave të nevijshme, të sëmurët trajtohen nga një personel mjekësh e infermierësh në numër të mjaftueshëm, të cilët trajnohen periodikisht për mirëmbajtjen e cilësisë së shërbimit të kualifikuar.

Aktualisht në vendin tonë marin shërbim Dialize rreth 1050 pacientë. Rreth 287 të sëmurë ose 30% e totalit të sëmurëve trajtohen në qendrat e dializës ngritur rishtazi në pesë rrethe falë investimit të Kompanisë DiaVita sh.p.k.. Këto qendra ofrojnë të gjitha parametrat bashkëkohorë  për të sëmurët dhe stafin ne shërbim.

Investimi 3.2 milionë euro i mbetet shtetit.
Kompania DiaVita ka ngritur nga e para mjediset ku ofrohet shërbimi i hemodializës, ku deri tani janë investuar në rehabilitim, pajisje mjekësore dhe teknologjike rreth 3.2 milionë euro.
Në vitin e shtatë të gjitha pajisjet mjekësore do të rinovohen në masën 100% dhe në fund të vitit të dhjetë, të gjitha këto pajisje do të transferohen në pronësi të spitaleve publike ku I gjithë investimi i trashëgohet shtetit.
Gjithashtu për sigurimin e këtij shërbimi në parametra bashkëkohor janë punësuar 104 punonjës të kualifikuar staf mjekësor dhe ndihmës.

Spekulimet për Hemodializën!
Disa herë, për shkak të mungesës së informacionit, apo edhë të ndonjë arsyeje tjetër, nga media të caktuara, janë hedhur hije dyshimi për këtë shërbim. Është aluduar se Hemodializa që ofron DiaVita në pesë spitale rajonale, ofrohej më parë nga Spitalet Publike, ndërkohë që e vërteta është krejt tjetër. Vetëm Spitali Rajonal i Shkodrës dhe Elbasanit jepnin më parë këtë shërbim në ambjente larg parametrave të nevojshëm, pajisje mjekësore të amortizuara, me kapacitete të pamjaftueshme dhe larg standardeve minimale, duke detyruar pacientë të udhëtonin drejt Tiranës apo durrësit për shkak të mungesës së kapaciteteve.

IMG-20170807-WA0005

IMG-20170807-WA0006IMG-20170807-WA0004
IMG-20170807-WA0003
Sot, Qendra e Hemodializës së Elbasanit dhe e Shkodrës janë ndërtuar në ambjente të reja sipas standardeve më të larta bashkëkohore dhe të pajisura me pajisje mjekësore dhe teknologjike në të njejtin standart me atë të BE.
Ndërsa Spitali Rajonal i Vlorës, Korçës dhe i Lezhës nuk e kanë dhënë asnjëherë këtë shërbim më parë, duke detyruar pacientët e këtyre rretheve të udhëtonin me orë të gjata për të marë këtë shërbim drejt Fierit, Durrësit, Tiranës, Gjakovës, Ohrit apo Strugës, plot tre herë në javë, për vite me

Loading...
More in Kryesore, Shendeti
Përse e kthyet Hushin në “prush”, kur zjarre kemi boll?!

Close