LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Edhe kjo mungonte, aktorja qytetarëve: Idiot dhe robë të trashë, Çimi nuk gënjeu, ranë tre tërmete pas parashikimit të tij

Edhe kjo mungonte, aktorja qytetarëve: Idiot dhe robë të trashë, Çimi nuk gënjeu, ranë tre tërmete pas parashikimit të tij

Një aktore me emrin Keti Bashhysa, ka sulmuar qytetarët që janë revoltuar me aktin t.errorist të Çlirim Pekës mbrëmjen e së dielës, i cili iu kërkonte qytetarëve të dilnin nga shtëpitë, pasi në orën 23:30 do të binte një tërmet shkatërrues.

Ajo thotë se paralajmërimi i Pekës ishte i vërtetë, pasi gjatë natës ranë tre tërmete.

“Sa idiotër ka ky vend, nuk ma do mendja të ketë askund! Boll shenja po ju jep Zoti pra, që të mblidhni trutë e kokës por, nuk po kuptoni!

Në vend që të ruani veten dhe familjet tuaja në kësi rastesh (sepse shteti nuk e çan b*thën hiç fare), i suleni me ofendime gazetarëve dhe portaleve!!!!!

Ore, 3 tërmete ranë mbrëmë gjate natës. Ja pra që asnjë lajm nuk ishte fake! Fake është vetëm “gadishmëria” qeveritare ndaj popullatës. Kaq! Rob të trashë”, shkruan ajo.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close