LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Edi Rama, bashkëbisedim me studentët e ekselencës

Edi Rama, bashkëbisedim me studentët e ekselencës

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar  bashkebisedim live me studentet e ekselences, te ftuar ne Kryeministri.

Takimi zhvillohet ne diten e Rinise, me studentet e ekselences per te cilen Rama ka deklaruar se meritojne respekt dhe padyshim mbeshtetje.

Ne nisje te takimit, Rama ka njoftuar se ky starton bashkebisedimet qe do te zhvillohen cdo muaj ne keto ambiente.

Ministrat

Cili nga ministrat ju ka ndihmuar me shume dhe cili ka qene me problematik?

“Skuadra e qeverise e ka perballuar si duhet sfiden dhe ajo qe kam dashur dhe dua qe nga momenti i pare eshte te kalojme ne nje skuader. Ne kemi ndryshuar gjithe metoden e punes duke lene menjane metoden tradicionale te punes se qeverise dhe duke vene nje metode te re qe bazohet ne komunikimin e brendshem mes gjithe anetarev te qeverise, ne takimet qofte te te gjitheve bashke, qofte ne grupe te ndryshme per te trajtuar probleme qe nuk zgjidhen pa nderveprim. Anetaret e qeverise jane ne lartesine e duhur. Kam fatin te kem nje zevendes qe cdo kryeminister do te donte ta kishte, nje minister te Brendshem qe ka marre nota shume pozitive ne syte e opinionit publik, nje minister te Jashtem qe po ben nje pune te admirueshme, e me radhe… ministra qe edhe nese keto dy muaj e pak nuk kane rene shume ne sy ju siguroj se jane duke pergatitur 4 vjecarin me shume zotesi”- tha Rama. Ai ka njoftuar se ne krye te 100 diteve do te behet nje takim i hapur ku do te gjejne pergjigje shume pyetje ne shume sektore.

TAKSAT

Kreu i qeverise, Edi Rama i eshte pergjigjur interesit te nje studenteve per ceshtjen e taksave, duke iu referuar edhe tabelave me te fundit qe shkaktuan reagime pas publikimit.

“Taksat nuk janë asnjëherë një fjalë që tingëllon ëmbël, por besoj se te taksat qëndron edhe vlera e patriotizmit të një shoqërie, besoj se të paguash taksa do të thotë të jesh një patriot i mirë, e të mos paguash do të thotë t’ja punosh pas shpine shoqërisë e vendit. Besoj se sistemi i taksave është sa më i drejtë me të gjithë e sa më i ndershëm për të gjithë, nuk mundet dot që të gjithë të paguajnë taksa njësoj se të gjithë nuk fitojnë njësoj, të paguajnë më shumë ata që kanë më shumë halle e ata që kanë jo më pak halle, por më shumë mundësi të paguajnë më pak taksa. Sot me taksën e sheshtë, një mësues, paguan më shumë se kryeministri; një biznes i vogël më shumë se një biznes i madh, kjo është e padrejtë dhe ne do e ndreqim këtë padrejtësi, sistemi ynë do të paguhet në taksimin e ndershëm dhe jo në taksën e sheshtë, tabela që i referoheni ka krijuar jo pak shqetësime nuk janë të vërteta, jo zyrtare, jemi në një moment të vështirë të ekonomisë sonë, por nuk mundet dot që barrën e kësaj t’ua ngarkojmë atyre që janë më të dobët, që për të kapërcyer këtë moment tu kërkojmë atyre që fitojnë më pak të marrin pjesën më të vështirë të përpjekjes për këtë kapërcim. Nga ana tjetër jemi në një diskutim intensiv, edhe sot me FMN e BB”- tha Rama.

Drejtesia

Problem kompleks, kancer i rende qe kerkon nje terapi te forte ka thene Rama pyetur per problemet ne drejtesi. “Po pergatitemi per kete dhe me heret se vone do te hapim nje debat te madh per te adresuar kete semundje dhe per te rene dakord per terapine qe te gjithe se bashku duhet te veme ne funskion per kete kancer qe po i merr frymen shoqerise”- tha Rama.

Pyetjes se pare te nje vajze nese qeveria do te ndihmoje studentet me rezultate te shkeqyera, Rama ka thene se ka nje plan per kete kategori studentesh.

“Nje nga gjerat me te rendesishme per nje kryeminister, por edhe kryetar bahskie e drejtues te larte eshte qe te mos humbase kontaktin e drejteperdrejte me realitetin, me njerezit, te mos bjere prehe e atij rrethimi te vogel qe zakonisht ndodh kur je ne nje pozicion te larte dhe nga ana tjeter une e kam thene qysh diten e pare kur me eshte besuar kjo detyre kaq e larte se zyra do te jete e imja, por pushteti do te jete i juaji. Kjo nisme ndihmon per te degjuar dhe komunikuar direkt me qytetaret duke ftuar ne salle grupe te ndryshme, perfaqesues te shtresave te ndryshme dhe duke perfituar nga ky komunikim per t’iu pergjigjur pyetjeve qe i shqetesojne njerezit ne te perditshmen e tyre”- tha Rama.

Sipas tij, kjo rubrike e permujashme do te ndihmoje, edhe pse eshte vetem nje nga shume rruget e komunikimit dhe rruge te tjera mesiguri do te jene ne te ardhmen hap pas hapi.

Njoftimi
Lajmërimi i bere vete nga Rama në rrjetet sociale, fton qytetarët që në Ditën e Rinisë, të behen pjese e bashkebisedimit, duke qene pjese aktive ne Facebook e Twitter me pyetjet per te cilat duan pergjigje.

“KRYEMINISTRI YT

Të dielën 8 Dhjetor 17.30 LIVE nga Kryeministria”- fton te interesuarit ne kete bashkebisedim.

Kryeministria ka njoftuar se në këtë 8 Dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, cel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave.

 

Loading...
More in Aktualitet
Ismail Keta fiton gjerdanin e artë në Stuttgart
Close