Home . Aktualitet . Edi Rama paralajmëron: PS draft më vete për vetingun e familjarëve dhe pasurisë së politikanëve, të gjithë do japin llogari, propozimi i PD në Venecia

Edi Rama paralajmëron: PS draft më vete për vetingun e familjarëve dhe pasurisë së politikanëve, të gjithë do japin llogari, propozimi i PD në Venecia

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje sinjale se PS do të dalë me një propozim më vete sa i takon vetingut në politikë. Gjatë një interviste për Eni Vasilin në “Top Channel”, ai tha se shumë shpejt do e bëjnë publik propozimin e tyre për këtë çështje. Nga ana tjetër, Rama tha se drafti i PD do të shkojë në Komisionin e Venecias. Kryeministri dha sinjale s mund të mos e rikandidojë Veliajn për Bashkinë e Tiranës.

-Dua tu pyes për korrigjimin e kufijve. Pse keni heshtur?

I takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës.

-Mundet kryeministri të mos ketë qëndrim?

Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëj tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda

-PD ka propozuar veting në politikë….

Po ju them një gjë, dhuratat që vijnë për kryeministrat, kur kalojnë një vlerë simbolike, kur s’është një kravatë, apo buton, regjistrohen dhe qëndrojnë aty. Për herë të parë Kryeministria ka një regjistër të dhuratave dhe ka dhurata të çmuara të cilat nuk i kam marr më vete në shpi por i kam lënë aty për shtetin.

-Berisha i ka marrë me vete?

Unë po ja u them siç është. I kanë marrë apo ja u kanë marrë nuk e di. Unë di që në Kryeministri ishte marrë gjithçka. Nuk kishte asnjë shenjë që kishte qëndruar dikur një kryeministër. Në Kryeministritë e vendeve normale mbrapa qëndrojnë dhurata. Unë kam bërë një dasmë kur isha kryetar bashkie. Janë të regjistruara të ardhurat e dasmës që kalojnë vlerë simbolike. I kam kthyer mbrapsht. Që të vijmë te shpenzimet, do isha i lumtur sikur të hapeshin librat e pasurive dhe shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merren shpenzimet e udhëtimeve, hoteleve ku kanë qëndruar, vajtje-ardhjet, lindjet, martesat, sëmundjet, të gjitha. Dhe mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurave që kanë prodhuar pasuri apo aktivitete me shpeza të larta ose jo normale. Të zbardheshin të gjitha. Do isha shumë i lumtur dhe i interesuar. Të fillojë kjo gjë nga sarajet e mija. Të gjitha pa përjashtim. Jo vetëm të shtëpisë ku jetoj, si është ndërtuar, taksat e paguara, sa ka kushtuar çdo gjë dhe ku janë faturat. Të gjitha, me fatura në dorë. Unë do bëj çmos të bëhet që të gjithë këta që janë këtu, njerëz të zakonshëm. Nuk dëgjojnë vetëm që unë jetoj në saraje, fluturoj me charter dhe shpenzoj, por dëgjojnë që për shembull ime shoqe ka përfituar truallin ku është shtëpia në mënyrë abuzive. Unë e di si është e vërteta. Kjo duhet të dalë përtej oborrit të shtëpisë. Në vend të bëjmë punë që është një punë sa nder dhe ngarkesë e madhe, por tu përgjigjemi këtyre për të gjitha akuzat. Në fund kush do besojë që kunati i Edi Ramës nuk ka ndërtuar një pallat? Do e besojnë ata që duan ta besojnë. Nëse do ndodhë përpara se unë t’ia lë dikujt tjetër vendin tim, do jetë dita më e lumtur e ditës sime se nuk dua që një njeri të ketë hije që unë kam futur duart në arkën e shtetit apo me duart e mira kam shkelur ligjet.

-Jeni pro apo kundër propozimit?

Kjo duhet hetuar. Ky është pozicioni im. Ky është artist, në kuptimin mashtrues (për Bashën). Përpara se të flisja unë nxore një deklaratë të lideri të opozitës, ato që tha ai janë më të rënda se zogu e lepurushi e kapelja ime. Këtu nuk ka mes që ta marrin, mos presin as vetingun as propozimet e Monikës si të çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe. Të gjithë janë hajdutë si puna e dekoderave që fikej sinjali dhe fajin e ka Rama. Këtë e keni krijuar ju. Nëse ju do bënit jo thjesht përçuesin dhe hulumtuesin do ishte më ndryshe.

-Do e votoni vetingun?

Të vi te vetingu që kemi ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjet me krimin, korrupsionin dhe pasuritë e tyre dhe pasuritë e rrethit familjar. Në reformën e drejtësinë, në ligjin për BKH dhe SPAK. Janë dy institucione të reja për t’i shkuar pas politikanëve. Në fund të ditës këta njerëz të gjithë kanë të drejtë të dinë jo me kë doli në fotografi Luli. Se ka një gjë që i marton Luli këta që thotë se kanë kontakte kriminale. Nuk u intereson kjo njerëzve. Njerëzve u intereson se sa të ardhura që kanë dalë nga xhepat e tyre për taksat dhe sa pasuri janë marrë në zotërim të paligjshme.

-Ju intereson se me kë del në foto kryeministri a lideri i opozitës…

Sa i takon kontakteve, këto janë eksluzivitet i hetimit. Nuk bëjnë partitë. Ma thuaj ka njeri që beson që këta të 3 do ngrenë një strukturë të posaçme për të hetuar veten e tyre? Është çështje që është një farsë. Nuk kuptohet se çfarë është. Veting politikanësh është duart i ke apo jo të pastra. Pjesaë të tjera pastaj, je i përzier me krimin, me veprimtari kriminale është çështje e organeve të drejtësisë.

-Pse është çështje morale për drejtësinë?

E kemi marrë ligjin e aviacionit dhe kemi bërë ligjin për hekurudhat, këtë thonë këta. E njëjta gjë është? I bie që s’ka shans të kemi ligj për hekurudhat.

-Opozita thotë se është identik me atë për gjyqtarët…

Opozita ka propozuar nismë për të ndryshuar Kushtetutën. Nuk thotë asgjë. Thotë do merremi me kontakte, nuk thotë për pasurinë e kanë të tjerat. Ato të tjerat e kanë për të gjitha. Nëse duam një veting që jashtë BKH dhe SPAK duhet të gjemë mekanizmin. Në rastin e gjykatësve parlamenti ka zgjedhur një komision të shkallës së parë dhe një të shkallës së dytë dhe ka futur ONM. Kush do ta bëjë? Meqë i referohen ligjit të dekriminalizimit, u bë ligji, u specifikua çdo gjë dhe pastaj ndryshoi Kushtetuta. Këta thonë e kemi sjellë mister. Doni apo jo. Ne nuk ulemi në tryezë. Ne nuk ju dëgjojmë juve. Këta janë pakicë. Kur pakica s’ka gjë në orë thotë o bëjë si dua unë, ose nuk e dua fare. Nëse e do hajde shpjegoje si do e bësh, ku do dalësh. Gjithçka thonë këta e kemi te SPAK. Duan që thashethemet e tyre t’i kthejnë në ndryshime kushtetuese. Është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë se duam vetingun e politikanëve, kjo nuk diskutohet. Vetingun që po pastron drejtësinë nuk e duan. Këta duan që një përgjim, apo bisedë telefonike që bëhet në hetim, ku prokurori thotë s’ka vlerë, këta thonë që kjo është arsye që një deputet të ikë. Një histori që nuk ndodhte as në kohën e diktaturës.

-Ju thoni qe kur një politikan shoqërohet me bandat duhet të jetë ministër?

Çështja me kë shoqërohesh dhe nuk shoqërohesh është personale. Nëse rri me dikë që kryen aktivitet kriminal, influencon do shkosh në burg. Por e përcaktojnë organet gjyqësore dhe jo partitë. Megjithatë është nismë kushtetuese. Ne do ja çojmë Komisionit të Venecias. Nuk do hymë në luftë me asgjë. Komisioni ka qenë instrumental në gjithë procesin e reformës dhe ta thonë ata. Unë them djema tregoni xhepat.

-Me veting pra?

Me çfarë vetingu? Do e propozojë më pas? Nuk është veting t’i thuash popullit do ndryshojmë Kushtetutën dhe të merremi ky rri me atë e ky foli me këtë. Për gjyqtarë nuk bëhet fjalë që u takove dhe nuk u takove, bëhet fjalë për kontakte të papërshtatshme. Bëhet fjalë kur gjyqtari gjykon një kriminel dhe rri në tavolinë me të. Te politikani kush e gjykon? Politikani e gjykojnë ata që e votojnë dhe për shkelje të drejtësisë e gjykon drejtësia. Janë çështje hetimore dhe jo morale. Nuk del politika e të thotë se ky ka bërë fotografi me këtë. Unë i përgjigjem çdo mesazhi dhe më ikën durimi se u përgjigjem të gjithëve në telefon. Ajo që po të them është se duhet zgjidhur se si të gjithë ata që kanë një detyrë publike ose kanë pasur janë transparent para publikut pavarësisht nëse ka apo jo hetim. Kjo duhet zgjidhur dhe unë e kam një ide. Ne po punojmë me atë ide dhe po e elaborojmë dhe do ta propozim.

-Domethënë propozimin e PD do e rrëzoni?

Propozimin e PD do e çojmë në Venecia. Do e fusim gurin q hodhi Basha në qese dhe do e çojmë atje dhe do e studiojmë. Nëse ata thonë që është në përputhje, ne do ta votojmë. Nëse Komisioni thotë, mirë 100 veta nuk e nxorën gurin atje në Shqipëri pse e hodhët në Venecia. Do i themi publikut se sa artist është Luli.

-PD ka deklaruar fakte tronditëse.. .

U rokadisën kokën shqiptarëve dekriminalizimi, dekriminalizimi. Bëmë një ligj që kur e bëmë të mos e çojmë në Kushtetuese sepse gjykata do e rrëzojë. Dhe kushdo që e çon në Strasburg ai ligj bie. Sa deputetë të PS janë larguar nga dekriminalizimi? Sa të tjerë janë larguar nga dekriminalizimi? Dy deputetë të LSI, dy deputetë të PDIU dhe asnjë deputet i PS. Po fus këtu Arben Ndokën që u largua më parë. Pra kaq ishte e gjitha, pra dhe Elvis Roshin. E gjithë ajo zhurmë dhe në fund ajo ka bërë gjë të mirë sa i takon filtri për të ardhmen por thuhej janë 19 veta, 17 apo 15. Tani thonë do përshkallëzojmë dekriminalizimin. Do kalojmë nga një ligj që është antikushtetues, ku s’ka rëndësi dënimi, por prokuroria thotë se përgjimi s’ka vlerë. Rëndësi ka fotografia. Më komike është se këtë dole bëjmë për politikanët dhe jo rrethin familjar. Unë them jo pasuria e poilitikanëve, se nuk ka vlerë. Ne e dimë se këta që bëjnë artistin, i kanë shpërndarë gjërat. Jo politikani, rrethi familjar të kalojë në sitë për burimet e të ardhurave dhe pronat e shpenzimet që ka. Nuk ekziston kjo, këtu thuhet dekriminalizimi. Nga një barbari kushtetuese do kalojmë në kinezëri që s’ka zot që e pranon pa qeshur.

-Nëse opozita e shton, do e votoni?

Për vetingun e familjarëve nuk do presim Lulin. Monika jo e jo. Ai gjyshit dixhital nuk i shkon ndërmend. Po bëhet tallje me një popull të tërë që pret frutat e drejtësisë. Ajo që bën ndarjen e politikës nga krimi dhe korrupsioni është BKH dhe SPAK. E kemi një ligj vetëm për politikanët që do jetë e mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë. Këto akuza do bien në duart e ustallarëve. Akuzat i marrin ustallarët dhe partnerët ndërkombëtarë dhe i fusin në sitë.

-Është folur dhe një takim.

Do takohet me mua po s’ka ardhur ajo pjesë. Do i lutem unë se kështu e do. Kur të mbetet vetë do të vijë vetë.

-Veliajn do e rikandidoni në Bashkinë e Tiranës?

Shkolla fillon të hënën, atëherë i vendosim notat.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close