LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Eduardo, Duka ujk i vjetër

Eduardo, Duka ujk i vjetër

Presidenti i FSHF, Armand Duka,pas barazimit 2-2 me Andorrën ka qenë i revoltuar dhe i nxehur, aq sa mund edhe ta shkarkonte italianin, edhe pse ka përdorur logjikën e ftohtë dhe arsyen, për të mos u bërë një Zamparini i radhës (ish-presidenti i Palermos që shkarkonte trajnerët sipas humorit).

Kështu, shansi Francë ishte më shumë për prestigj dhe për të parë reagim.

Futbollistët u justikuan se ndaj Andorrës nuk dhanë më të mirën sepse u frenuan psikologjikisht nga ndeshja me Francën në përurimin
e “Air Albania Stadium”.

Por, kjo nuk ndodhi. Ndaj Francës, zhvilluam ndeshjen me më shumë pasime gabime që kur Reja ka marrë drejtimin.

Diçka të cilën e pohoi edhe vetë trajneri në konferencën për shtyp, “Kontrata ime mbaroi sot, tani do të ulem të bisedoj me presidentin”. Pak fjalë, shumë kuptim!

Duka dhe Reja ende nuk kanë biseduar mes tyre, por do ta bëjnë shumë shpejt.

Presidenti i FSHF ka ndër mend që t’i bëjë një kontratë të re me italianin, por këtë herë me kosto më të ulët, për t’i dhënë në dorë
plotësimin e revolucionit që ka nisur.

Vetë trajneri, sakaq, pasi të njihet me kontratën e re, do të reflektojë.

Do të duhet koha e nevojshme, pasi ndeshja e parë do të jetë në mars 2020.

Ndoshta, deri në fund të vitit, palët do të takohen, mbase në Itali, mbase në Shqipëri (pak rëndësi ka) për të shtrënguar duart dhe për
t’u përshëndetur si miq, apo për të vazhduar raportin bashkarisht, me të zezën në të bardhë, pra te marrëveshja e re.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
A është ky fundi i gangsterëve?

Close