Home . Aktualitet . EKSKLUZIVE/ Besjani që peshon me vjedhje kërkon këshilla si “OJQ” prej Titit të partisë! (Foto)

EKSKLUZIVE/ Besjani që peshon me vjedhje kërkon këshilla si “OJQ” prej Titit të partisë! (Foto)

Ilir Meta me sa duket e paska “falur” Besjan Peshën, drejtorin e tij të famshëm, të larguar me ceremoni për vjedhje të rënda në kohën kur drejtonte AKBN-ën, post të cilin e mbajti me nder, derisa kryetari asokohe i LSI e pikasi në vitin 2012 duke bërë afera milionëshe, prapa krahëve të tij, sjellje të cilën Meta nuk “e toleron” aspak…!

Përplasja mes Metës dhe drejtorit të emëruar prej tij, ka nisur pas një denoncimi të bërë për gjobëvënie nga njëri prej biznesmenëve të galerive të kromit në veri. Burime për gazetën Tellalli.al konfirmojnë, se shifrat për gjobëvënie variojnë nga 150 mijë-200 mijë euro në javë. Afera më e madhe e tij korruptive është, përfitimi si kumbar i nënshkrimit të një kontrate prej 10 milion dollarësh, mes kompanisë Banker’s dhe Shell, ku Pesha do të merrte 10% të kontratës (pra 1 milion dollarë). Pesha u pikas nga Meta, i cili e shkarkoi për 30 minuta nga funksioni drejtor i AKBN që mbante atë kohë.

Pas një “arratie” të gjatë me qëllim shmangien ndaj drejtësisë, “mërgimi i qyqes” përfundoi me shfaqjen e Peshës si përfaqësues i shoqërisë civile brenda “Çadrës së Lirisë”, të ngritur nga opozita e Lulzim Bashës, por si një ide-kurth e Sali Berishës dhe mikut të vjetër Ilir Meta. Sipas gojëve të liga, mësohet se Besjan Pesha, i akuzuar dikur me prova nga Ilir Meta se ka hyrë në raporte aferash të rënda korruptive, prova të cilat presidenti i disponon ende, po përdoret sot si “marionet” për llogari të tij.

Që Besjani ka nostalgji për kohën kur ishte djali i “birësuar” i Ilir Metës, kjo nuk vihet fare në dyshim, ndaj ai është i vendosur të përdor të gjithë burimet e tij financiare, fizike dhe “OJQ”-ën për tu rikthyer edhe një herë pranë “babait” të tij. Jo më larg se mesditën e sotme, përfaqësuesi i shoqërisë civile u pikas të merrte “këshilla” prej Titit të partisë, i cili mban postin e Kryetarit të Grupit të LSI.

Një gjë është e sigurtë, si Besjani edhe “miqtë” e tij kanë vetëm një qëllim, luftë me çdo mjet dhe me këdo, veç ti shmangen përballjes me drejtësinë!/Tellalli.al

Mos Humbisni:
Vuçiç “zbythet” çdo ditë prej “Kosovës”: Shqipëria po na bën presion nga të gjitha anët, gëzon mbështetje në perëndim!

Close