LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . EKSKLUZIVE/ Prokuroria e Tiranës thërret në pyetje Shkëlzen Berishën për aferën “CEZ”, më pas radha e Sali Berishës!

EKSKLUZIVE/ Prokuroria e Tiranës thërret në pyetje Shkëlzen Berishën për aferën “CEZ”, më pas radha e Sali Berishës!

Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës, në vazhdën e procesit hetimor të megaaferës “DIA-CEZ”.

Burimet jo zyrtare konfirmojnë për ekskluzive.al se Shkëlzen Berisha do të pyetet rreth kërkesave të CEZ ndaj qeverisë shqiptare, debinë që duhej paguar në atë moment dhe rregullimet e çmimit të blerjes së energjisë nga KESH.

Shkëlzen Berisha, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të dyshuarit kryesor për aferën që i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej 414 milion euro.

Shkëlzen Berisha u thirr tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin, por ai refuzoi në të treja seancat t’iu përgjigjej pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar madje edhe betimin.

Nga po të njëjtat burime, mësohet se fletëthirrja iu transmetua edhe sekserit të negociatave të marrëveshjes së privatizimin të OSSH tek shoqëria “CEZ”, Nuel Kalaj.

Nga burimet, bëhet e ditur, se shumë shpejt për t’i dhënë llogari organit të akuzës do thirret në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha!/ekskluzive.al

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X, Kryesore, Rekomanduar
“Taçi-Armo-Berisha”: Punonjësin e kompanisë azere tentuan ta vrisnin për borxhin 130 milion dollarë

Close