LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Ekstradohet në Athinë ish-kreu i Hellenic Post Bank, Filipidis

Ekstradohet në Athinë ish-kreu i Hellenic Post Bank, Filipidis

Ish-presidenti i Hellenic Postbank Angelos Filipidis, i cili mbëriti sot në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Athinës nga Turqia me një fluturim të Turkish Airlines.

Ai u prit nga oficerët e policisë greke dhe është dërguar në drejtorinë e policisë nga ku më pas do të dërgohet në prokurori.

Dorëzimi i Angelos Filipidis nga Turqia në Greqi u arrit pas marrëveshjes që u arrit nga ministria e jashtme greke me autoritetet turke.

Ish bankieri i lartë kërkohej nga autoritetet greke për akuzat lidhur me një seri kredish të pasiguruara, të dhëna nga Hellenic Postbank, kur Filippidis ishte në krye të saj, duke shkaktuar një dëm prej 400 mln euro.

Filippidis ishte arrestuar nga autoritetet turke më 11 janar në Stamboll bazuar në një urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e tij të lëshuar nga Greqia për rastin Hellenic Postbank.

Loading...