Home . Aktualitet . Ekzekutimet në Lushnjë si hakmarrje ndaj Aldo Bares? Zbulohet historia e vrasjeve e viktimave me kreun e “Bandës së Lushnjës” (Foto)

Ekzekutimet në Lushnjë si hakmarrje ndaj Aldo Bares? Zbulohet historia e vrasjeve e viktimave me kreun e “Bandës së Lushnjës” (Foto)

Pas masakrës në Lushnje, ku dy të rinj mbetën të vdekur dhe 2 të tjerë plagosur vjen edhe reagimi zyrtar i policisë. Njoftimi konfirmon vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Policia njofton se një makinë është gjetur e djegur në aksin rrugon Lushnje-Berat, brenda së cilës janë gjetur tre armë. Gjithashtu njoftohet ngritja e postoblloqeve në hyrje-daljet e qytetit.

Burime policore thanë se dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë një tjetër person që u ka shpëtuar plumbave. Ai është identifikuar si Xhulio Shkurti. Ky i fundit ka qenë duke dalë nga një lokal aty pranë dhe është futur për tu qethur në një berberhane. Nga berberhania ka qenë duke dalë Zamir Latifi.

Në këto momente është hapur zjarr dhe Latifi ka mbetur i vrarë bashkë me Hoxhën, Xhepexhiu u plagos ndërsa shënjestra Xhulio Shkurti i ka shpëtuar atentatit. Xhulio Shkurti është i afërm i Aldo Bares (Alfred Shkurti). Ndaj tij është bërë edhe përpara pak kohësh një atentat.

Historia e hakmarrjes në Lushnje dhe viktimat e një konflikti 20 vjeçar

Ka mjaftuar atentati i kryer pasditen e djeshme ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit që emri i Aldo Bares të dalë edhe një herë në skenë, po kësaj radhe si urë lidhëse me disa vrasjeve që kanë tronditur qytetin e Lushnjës.

Dhe kjo vjen pasi Hoxha dhe Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi”.

Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjes për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Me sa duket historia e hakmarrjes mes bandave të Lushnjes po vijon ende sot pas rreth 20 vitesh.

(Në krahë të majtë ndodhet Xhulio Shkurti, viktima e atentatit të djeshëm në Lushnjë ku mbetën të vrarë 2 shokët e tij)

Si nisi konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajës në vitet 1997-1998?

Fredi Idajet Shkurti, i njohur dhe me emrin e ndryshuar Aldo Sotir Bare është banor i qytetit të Lushnje. Banesa e tij ndodhet ngjitur me Komisariatin e policisë Lushnje. Deri në vitin 1992 ka qenë polic në repartin e ndërhyrjes së shpejtë në Durrës. Në vitin 1993 është larguar për në Greqi, për shkak se ka qenë i dyshuar në vrasjen e një shtetasi në këtë qytet, por që nuk u arrit të provohej ligjërisht. Më pas kalon në Itali, deri në vitin 1997, kohë në të cilën kthehet në Lushnje. Momenti i trazirave dhe konflikti me kundërshtarin e tij, Artur Daja, e bën të organizohet dhe banesa e tij me ambientet përreth marrin emrin “Komisariati Nr. 2“.

“Ky njeri është i organizuar dhe ka pushtet te gjithanshëm…Me krimet që ka kryer, ka krijuar mitin e të pamposhturit…” thuhej në relacionin anonim. Arrestimi i tij ishte një prej dhjetëra arrestimeve për krimet e kryera, rast aspak i ekzagjeruar, që kryhen normalisht nga policia që për raste të tilla dhe marrin lavderime. Duhet theksuar se arrestimi i tij do të bëhej një ngjarje me vlera të pallogaritshme. Ai ishte kreu i bandës, i dinte të gjitha ngjarjet, të vraret, varret e tyre etj. Ky njeri do të shfaqej herë pas here edhe në media.

Deklarimet e tij me përçatjet e një gangsteri maniak krijonin mërzi. Nga ana tjetër, policia arriti të grumbullojë një mal me informacione lidhur me lëvizjet e tij jashtë teritorit shqiptar. Artur Ahmet Daja, i regjistruar në gjendjen civile me emrat Altin e Petro është banorë i qytetit Lushnje, i regjistruar nga policia: person me preçedent kriminal. Në vitin 1994 ka patur konflikt me MP nga fshati Karbunarë e Madhe dhe në pritën e organizuar nga Arturi, vriten tre djem të rinj. Shpallet në kërkim nga policia, ndërkohë ai kalon kufirin dhe qëndron në Itali dhe kthehet në periudhën e trazirave të marsit ‘97. Edhe ky ishte një rrugac, një kriminel që kishte vrarë njerëz e thyer koka. Ai përfaqësonte prototipin e një gangsteri të vogël që kërkonte të bënte emër në qytetin e Lushnjes. Do të ishte bërë një bandit profesionist, nëse nuk do të përballej me një kundërshtar si Aldo Bare.

Informacionet e policisë flasin se konflikti mes dy “kapove” kishte lindur herët, para ngjarjeve të “97 – ës. Dyshohet për pazare të prishura në çështjet e trafiqeve, për të cilën Aldo Bare i kërkonte borxhin Artur Dajës duke e kërkuar në të gjithë Italinë. Pikërisht, në ditët e para të qershorit të vitit 1997, Aldo Bare së bashku me vëllain e tij, dhe kusherinjtë e tij Ramadanin, Bardhi dhe Enver Rabinë do të sulmonin nga vetura Artur Dajën dhe lidhjet e tij, të cilët po drekonin në një lokal të lagjes “Kadri Qystri”. Nga shkëmbimi i zjarrit, mbetet i plagosur A.Daja dhe vritet shoku i tij Genci Kashari.

Në drejtim të veturës, ka lëshuar breshëri automatiku Arturi, duke vrarë Ramadan Shkurtin dhe plagosur rëndë Bardhi Rabinë. Aldo largohet me shpejtësi në këmbë duke marrë në shpinë Enverin e plagosur në faqe dhe shpatull, ndërkohe që kundërshtari e ndiqte me kallashnikov në dorë. Arturi kthehet tek vetura e përplasur tek një makinë tip “Saurel“ i merr nga dora pistoletën Bardhit dhe e qëllon në kokë. Njëkohësisht qëllon mbi Ramadanin që ndodhej i shtrirë në sediljen pas shoferit Kjo ngjarje e rëndë do të shërbente si sinjal për beteja të tjera dhe që do të mbante nën terror një qytet të tërë deri në vitin 2005, pikerisht nga grupi kriminal që do të njihej si “Banda e Lushnjes”.

Duke parë rrezikshmërinë e kundërshtarit, Aldo Bare do të planifikonte në detaj planin dhe menjëherë do të niste veprimet hakmarrëse ndaj grupit të Artur Dajës. Goditja e parë do të jepej ndaj Xhevat Demirit, i njohur me nofkën “kosovari”. Ditën e ekzekutimit, i ndjekur gjatë gjithë ditës, do t’i zihej pritë në hyrje të qytetit Lushnje, tek kthesa e lokalit “Blerim” dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve do të qëllohej me breshëri automatiku. Në ikje e sipër, njëri nga autorët e këtij krimi, me pistoletë në dorë e qëllon në kokë. Ngjarja do t’i shkaktonte trauma pjestarëve të familjes, veçanërisht, djalit trevjeçar që vazhdon të vuajë pasojat epileptike të sëmundjes.

Ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën. Bilançi do të numëronte rreth njëzetepesë të vrarë apo zhdukur, disa tentativa vrasjeje, dhjetra raste rrëmbimesh dhe torturash brenda dhe jashtë “Komisariatit Nr.2”, si dhe vendosje me shumicë të lëndëve shpërthyese ndaj banesave apo objekteve ekonomike të lidhjeve të Artur Dajës. Nga ana tjetër, A.Daja do të qëndronte i fshehur dhe do të sulmonte grupin rival duke vrarë gjashtë pjestarë të “Bandës së Lushnjes” si dhe vendosje lëndë shpërthyese në disa shtëpia të kundërshtarëve të tyre.

Artur Daja e kishte kuptuar rrezikun dhe pas vrasjes së shokut të tij, “kosovarit” organizoi planin për goditjen e grupit kundërshtar duke menduar se do t’i lante një herë e mirë hesapet me Aldo Barën. Për të nderuar shokun e vet të vrarë, Tur Daja do të betohej se do t’i merrte hakun, por jo në këtë mënyrë, që do të thoshte se po përgatitej të zgjeronte skenën e hakmarrjes. Atë verë, Artur Daja kërkonte të gjente një mënyrë që t’i bënte kundërshtarët të harronin se me kë kishin të bënin. Mënyra se si do vrisnin Aldon me grupin, do t’ja lente njerit prej pjestarëve që mbahej si mjeshtër i armës.

Arturi dhe të tjerët do e paguanin shumë shtrenjtë gabimin e shënjestrës së kundratankut. Pasi siguroi informacionin e duhur, me 22.08.1998, bashkë me pjestarët e grupit të tij, në vendin e quajtur kthesa e Shënpremtes të fshatit Sulzotaj, do të qëllojnë me antitank ndaj makinës ku udhëtonin Aldo me njerëzit e tij më të besuar. Pasojat ndaj këtij sulmi ishin të papërfillshme, vetëm

dy të plagosur. Fati e deshi që këta persona të udhëtonin me mjetin e blindur, tip furgon, ngjyrë të bardhë, që në ditët në vazhdim do shoqëronte gati të gjitha krimet e kryera ndaj lidhjeve të Artur Dajës.

Duke ndjerë rrezikun, Aldo Bare krahas kobures, do të hidhte në veprim planin e ideuar me shumë mund dhe kujdes. Arriti të rekrutojë një person të besuar të Artur Dajës duke e joshur, por dhe falur për “mëkatet”. Kështu ndodhi. Artur Daja do të vritej në rrethana misterioze, ndërsa koka do t’i pritej dhe çohej me tepsi shefit të tyre. Më pas koka e tij do të shëtitej në çdo qoshe të qytetit Lushnje duke i dhënë fund rivalitetit banditesk. Skena makabër do të trondiste banorët e këtij qyteti dhe përfundimisht do të instalonin atë që krimi gjithmonë dëshiron: heshtjen. Një deshmitar do të tregonte shumë kohë më pas “Une u ktheva dhe dola jashtë. Disa djem të qytetit po mbanin në dorë një kokë njeriu. Une kalova matanë rrugës dhe ndalova përballë shatërvanit të qytetit dhe po shikoja se cfarë po bëhej. Pashë që keta djem e hodhën kokën në bulevard dhe filluan të luanin me këmbë me njeri tjetrin, tamam siç luajnë fëmijët futboll me porta të vogla. Të gjithë njerëzit e shokuar nga ngjarja u larguan të tmerruar”.

Në 21.10.1998, në vendin e quajtur “Tre Urat e Terbufit” gjendet kufoma e Artur Dajës, pa kokë dhe e coptuar me eksploziv. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta kriminelë forconin reputacionin mafioz sepse për ta “Mafia e ka për zemër të bëjë të qartë se nuk lëshon kurrë pe, dhe se i përndjek kundërshtarët viktima edhe atëhere kur janë në varr”.

 

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Julian Deda bën zbulimin, kush fshihet pas Lolitës…? (Foto)

Close