Nuk është çudi që të bëhesh e famshme për shkak të të pasmeve. Ka ndodhur edhe kahera, po ndodh edhe tani. Nuk është Jen Selter, amerikanja 20 vjeçare që ishte krejtësisht e panjohur deri një ditë kur vendosi të postojë në Instagram fotot e të pasmeve të saj, duke arritur më shumë se 1.3 milion ndjekës, për t’u krahasuar me emrat më të njohur të skenës. Por është këngëtarja Elvana Gjata e cila me zërin e saj të këndshëm, por edhe pamjen fantastike, ka arritur të fitojë rreth 10 mijë euro vetëm për natën e Vitit të Ri. Tashmë mund të themi se ka edhe Jen Selter, por ka edhe Elvanë.
Loading...