Home . Sport . Emocionuese/ Lorik Cana me të birin në krahë gjuan “topin e fundit” (Foto)

Emocionuese/ Lorik Cana me të birin në krahë gjuan “topin e fundit” (Foto)

Edhe pse Loriku, ndeshjen e fundit e ka luajtur në qershor të vitit 2016, në Evropian, kjo ishte ndarja zyrtare nga futbolli e cila nuk mund të shtyhej më dhe u zgjodh pikërisht deshja e Shqipërisë me Italinë, ku Loriku zbriti në fushë me të birin në krah.

I vetëdijshëm që do të kishte shumë fotografë dhe kamera për të fiksuar këto çaste, dalja me të birin në fushë do të thotë që kishte vendosur të lejonte publikimin e fotove të djalit. Sa i bukur! Dhe me sy blu si Monica!

Në mjediset e stadiumit ishte sigurisht edhe bashkëshortja e Lorikut, Monica e cila ka postuar foto nga kjo mbrëmje me shënimin “gjithçkaja ime”. Boiken mbante të veshur bluzën e tij në miniaturë me numrin 5, ndërsa një gjigante shpalosej në stadium. Cana 5 Përgjithmonë…

Mos Humbisni:
Dëshmitë “Vip”/ Shullazi habit me kërkesën e tij: Dua ballafaqim me Sali Berishën!

Close