Home . Politike . EMRAT/ Kush janë sekretarët e Përgjithshëm në 10 ministri

EMRAT/ Kush janë sekretarët e Përgjithshëm në 10 ministri

Zbulohen emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm të 10 ministrive të kabinetit “Rama 2”. Emrat e sekretarëve të Përgjithshëm janë zbuluar nga Report TV vetëm pak orë pas mbylljes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Gjatë punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama prezantoi 33 zëvendësministrat e rinj të qeverisë së tij.

Risia e zv.ministrave ishte se katër prej tyre do të jenë kosovarë, të cilët do të ushtrojnë detyrën në Ministritë shqiptare. Bëhet fjalë për zv.ministren e Arsimit, Besa Shahini, zv.ministren e Kulturës, Valbona Shujaku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, dhe zv.ministren e Shëndetësisë, Ilirjana Bajraktari.

Emrat e sekeretarëve të Përgjithshëm:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Gelardina Prodani

Ministria e Jashtme – Gazmend Barbullushi

Ministria e Shëndetësisë – Arjan Kraja

Ministria e Bujqësisë – Aurora Alimadhi

Ministria e Mjedisit – Plarent Ndreca

Ministria e Kulturës – Olti Musaka

Ministria e Mbrojtjes – Alba Thoma

Ministria e Arsimit – Koli Bele

Ministria e Energjitikës –  Gent Kerri

Ministria e Drejtësisë – Elira Kokona

Mos Humbisni:
Cristiano Ronaldo dhe sekreti i fizikut të tij!

Close