Home . Aktualitet . Kronik . EMRI/ Eksplozivi trondit qytetin e Shkodrës në mesnatë, hidhet në erë makina e zyrtares së lartë

EMRI/ Eksplozivi trondit qytetin e Shkodrës në mesnatë, hidhet në erë makina e zyrtares së lartë

Shpërthen makina tip “Wolkswagen” në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur ndryshe si zona e “Dollarit” dhe sipas te dhenave te para mesohet se ajo eshte ne pronesi te inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.

Sipas të dhënave të para, makina me targë AA700IY i përket inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, Frida Kopliku dhe nga hetimet e para dyshohet se asaj i eshte vendosur lende eksplozive, tritol, raporton Shkodranews.

makina

Shperthimi ka qene i fuqishem, por per fat nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake.

Mos Humbisni:
Prokurori shqiptaro-amerikan: S’kam parë askund kaq shumë viktima të drejtësisë sa në Shqipëri

Close