LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Ëndrra e partisë “forcë e parë” me të “parin” pa forcë!

Ëndrra e partisë “forcë e parë” me të “parin” pa forcë!

Nga Anri Bala

“Partisë së Lavjerrësit” po i punonte zemreku mirë… deri në momentin që i erdhi “goditja” e parë andej nga e priste, nga “miqtë  armiq” amerikan, që nuk e shihnin dot me sy, përveç disa “Rohrabacher & Co”. Nxjerra e papritur e Lavjerrësit jashtë politike, si “oficer në rezervë”, ishte vetëm fillimi i tatëpjetës pa ndalim për partinë e tij.

Intriga politike nuk funksionoi kësaj here, sepse vet partia e Lavjerrësit nuk është parti politike, por parti intrigash dhe pazaresh, që ka fituar pushtet të pamerituar në dy forma: ose duke blerë vota dhe deputet, ose duke i zgjatur dorën “hallexhiut” për ta “shpëtuar”, me kusht që të ndajnë përgjysëm “varkën” e pushtetit!

Por kohët ndryshuan tashmë, kokoshi u katandis një thelë! Me “luan dhe petrita”, Lavjerrësi nuk ka merr as gjysëm karrige. Kryetari e di mirë këtë, por prapë vazhdon të tundet e shkundet familjarisht nëpër studio televizive, të cilët i paguan sa frëngu pulën, për të luajtur “bllofin” në politikën shqiptare.

Në fakt lojtar nuk ka, por po bllofon me të vetët, për t’i ngrohur dhe pompuar sa të jetë e mundur, që të besojnë se asgjë s’ka ndodhur dhe janë aty, ku nuk e besonin, sipas ëndrrës që kanë parë kalamajtë e Partisë “forcë e parë” me të “Parin” pa forcë!

Duke e ditur se çfarë e ka gjetur dhe çfarë do ta gjej, si malësor me intuitë që është, ai e ka hedhur gjithë arsenalin e armëve propogandistike dhe ekonomike në treg. Kjo më bënë të dyshoj se turi i çuditshëm i falenderimeve i “Presidentit joentuziast”… duhet të jetë turi i zakonshëm i pagimeve.

Kopjimi i turpshëm i turit të falenderimeve nga presidenti amerikan, për votuesit që e kanë votuar, nuk bind më as Sashën (macja e Lavjerrësit me banjo personale), që ai nuk po bënë fushatë si kryetar partie, por si president pagator. Rritja e numrit të deputetëve nga 14 në 18 në legjislaturën që lam pas, tregon qartë se, ai nuk trembet nga forcimi i kodit penal për shitblerje votash. Madje, ashtu siç i shtohet vlera e çdo malli të ndaluar në treg, ashtu do i rritet dhe çmimi i votës.

Tani votën nuk mund ta blejnë më “brekgrisurit”, por do e shesin “trimat” dhe do e blejnë “pasanikët” e pushtetit! Nëse ndodh, që ka shumë gjasa të ndodh, Lavjerrësi me partinë e tij familjare, nuk do të trembet as nga ligji dhe as nga Maliqi, sepse paratë i duheshin për këto “ditë të zeza”. Nëse ju nuk i shisni votën me “peshë kandari”, ai do tentojë të blej deputet me çfarëdolloj pazari!/Zathur.net

Loading...
More in Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Rama përkrah Merkel në Bruksel, si shkoi “përballja” e parë me Trump (Video)

Close