LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Entuziazëm në port-hale… Meta “parashikues” i madh! Dje sizmiologu grek: Ilir Meta?! No comment

Entuziazëm në port-hale… Meta “parashikues” i madh! Dje sizmiologu grek: Ilir Meta?! No comment

Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook me shënimin “No Comment”.

Shkrimi i publikuar prej tij ka foton e presidentit Meta dhe është trajtuar nga portali grek Zougla.gr.

Në shkrim, theksohet paralajmërimi i bërë nga presidenti Meta në fund të korrikut ndaj institucioneve shqiptare, të cilave u kërkonte të merrnin masa për një tërmet të fuqishëm që mund të godiste Ballkanin dhe Shqipërinë.

Ministrja Xhaçka asokohe deklaronte se parashikimi i një tërmeti ishte shkencërisht i pamundur, duke theksuar se Shqipëria ishte më e përgatitur se kurrë për të përballuar katastrofat natyrore.

Ndërsa ministrja Spiropali ironizonte Metën duke i thënë që të nxirrte një dekret për ta shtyrë tërmetin.

Në fund të korrikut, një media në Shqipëri dhe media greke në fjalë, kontaktuan me sizmiologun grek, Tselentis për ta pyetur lidhur me deklaratat e Metës mbi tërmetin “apokaliptik” që mund të godiste Shqipërinë e Ballkanin.

Në përgjigjen e tij për Shqiptarja.com, Tselentis ishte shprehur tekstualisht: “Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.

Ndërsa në përgjigjen e tij për Zougla.gr, Tselentis theksonte se nuk kishte parashikuar asnjëherë një tërmet 30 herë më të fuqishëm se ai në Greqi, por kishte bërë dallimin mes një tërmeti të shkallës 5 dhe një tërmeti të gradës 6, ku energjia e çliruar nga i dyti është 30 herë më e madhe.

Ndërsa sot, sizmiologu, ka postuar në faqen e tij në Facebook, lajmin me paralajmërimin e Metës dy muaj më parë.

“No comment” shkruan sizmiologu grek, me sa duket i mbetur pa fjalë sot shkruan portali i SHQUP, Hashtag.al i entziazmuar nga aftësit “hyjnore” të Baba Likes.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close