Home . Aktualitet . Argetim . Epopeja e kusarëve në një variant të ri

Epopeja e kusarëve në një variant të ri

hqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh të gjithë,

e ti s’ke të sosur!

 

E ti s’ke të sosur,

se je një xhenet,

s’t’u mbaruan depot,

njëzet e dy vjet!

 

Të gjithë u vërsulën,

me kuç e me maçkë,

e të gjithë piratët,

bënë goxha plaçkë!

 

Bënë goxha plaçkë,

se i ndihu fati,

të doli Saliu,

më kryepirati!

 

Grabit natë e ditë,

skota e “Doktorit”,

po nuk mbaron kurrë,

plaçkë e diktatorit!

 

Ata që mbas vdekjes,

keq e masakruan,

e baltosën keq,

po depot ia duan!

 

Ky që sot na shitet,

bash i trimërisë,

shishka me urinë,

çonte në Paris!

 

Ky që po na shitet,

si një burrë i nderit,

çonte në Paris,

shurrën e Enverit!

 

Ky që po na hiqet,

zjarr si vetëtima,

si një lëng magjik,

i dukej urina!.

 

Ky që për Enverin,

qe aq i betuar,

s’është çudi që shishkat,

dhe t’i ketë provuar!

 

Ndaj nuk mbeti kurrë,

tek bishti i urës,

se bëri karierë,

me shishkat e shurrës!

 

Sa qe gjallë Enveri,

tash e dinë të gjithë,

edhe më trimoshat,

e puthnin në bythë!

 

Dhe rrinin në radhë,

trimoshat e hirës,

ndaj shpika i pari,

fjalën “bythëlëpirës”!

 

Këta zvarranikë,

që dikur i patë,

tash u trimëruan,

me plumb e me shpatë!

 

Nuk të trimërojnë,

të gjitha pushtetet,

kush ka lindur krimb,

po një krimb do mbetet!

 

Po një krimb do mbetet,

po një zvarranik,

ndaj ju them sërish:

“Mos i kini frikë!”

 

Ndaj dhe për shumë kohë,

nuk kanë për t’ia hedhur,

se Koha e Enverit,

ata i ka tredhur!

 

Ndaj ju thotë dhe sot,

sërish shoku Dukë,

s’kanë si të na trembin,

këta eunukë!

 

Shumë shpejt shpellëria,

s’do ketë ku të futet,

se gjithnjë zullumi,

trashet dhe këputet!

Vijon nesër pjesa e dytë

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
A do guxonte sot Luli dhe Muli të bënin vizitë në familjen e heroit Ibrahim Basha?!

Close