LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Erion, ngele gjithmonë një çun mami!

Erion, ngele gjithmonë një çun mami!

Nuk keni për ta besuar, por Erion Veliaj, më në fund, e gjeti një justifikim për t’i kthyer përgjigje në distancë, medias dhe Partisë Demokratike. Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj në emisionin “Njerëz në Fokus” ka thënë se dasma e tij në Kalanë e Gjirokastrës është paguar me kursimet e mamasë së tij, ndërsa dasma tjetër e organizuar në Pezë është paguar nga familja e bashkëshortës së tij Ajola Xoxës, (Veliaj).

Megjithatë, përkundër gjithë kësaj, Erioni nënvizoj me bujë se në Gjirokastër nuk ka pasur shpënzime luksi, pavarësisht kësaj, ajo çka bëri që të rrudhim vetullat gjatë intervistës teleshikuesit, mesiguri, do të ketë qenë fakti, sipas Veliajt, se të dyja dasmat nuk kanë kushtuar më shumë se 9 milion lekë secila.

Ndër të tjera, për gjatë intervistës Ministri i Mirëqënies theksoi se nëse PD vërteton që ai ka përdorur para publike për dasmën e tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje.

“Me të paguar faturat e dasmën, e shkohet në ILDKP dhe ajo që kemi bërë është se për këto shpenzime modeste ishte mamaja ime, e cila kishte kursyer tërë jetën e saj. Po ashtu dhe prindërit e Ajolës, të cilët organizuan dasmën në Pezë. A nuk bën kështu çdo familje shqiptare?! A nuk ndodh kështu?! Unë them se të gjitha produktet ishin vendase, pasi unë nuk kursehem që të bëj reklamë. Dhe gjatë fushatës dhe pas fushatës, kam thënë se nuk ka djathë më të mirë se ai i Gjirofarmës, apo vend më të mirë sesa vera vendase. Njerëzit ankoheshin se hotelet ishin të gjitha plot, dhe nuk kam asnjë kompleks për sa kohë kam paguar tarifën më të lartë, që të sigurohem që paratë të rrinë në Gjirokastër. Ishte dasma e vajzës ajo në Pezë. Do i deklaroi të gjitha në ILDKP, dhe sapo të jemi likuiduar me kompanitë do i deklarojmë. Por mund të them se asnjë dasmë nuk shkoi më shumë se 9 milionë lekë”, tha Veliaj.

Një detaj akoma më interesant, që u zbulua gjatë kësaj interviste, është fakti se në dasmën Veliaj çdo gjë që është konsumuar, ka të bëjë thelbësisht me produktet vendase dhe mbi të gjitha nuk kishte asëgjë importi. Madje, ai ka shtuar, se dasma në veçanti ishte alla gjirokastrite, dhe të gjithë të ftuarit as nuk u ngopën.

“Së pari, dua tju theksoi se doli dhe transparentë nga mediat se aty në atë dasmë nuk kishte asgjë luksi. Të thuash se aty kishte verë “Çobo”, unë jam rritur në Urë-Vajgurore dhe jam rritur me gjyshërit dhe vera prodhohet në tokën tonë. Petrit Çobo ofroi një pjesë të verës së vetë, me të cilin kam kujtimet e mija të fëmijërisë. Bashkim Sala, i ati i shoqëruesit të dhëndrit solli verë dhe vreshti i vetë. Tani të thuash se njeriu nuk mund të pi as verën e shokëve?! Nuk kishte asgjë importi, pastaj shumë prej të ftuarve me batutë thanë se “nuk është se u ngopën”. Më vjen mirë se aty kishte dollma, japrak gjirokastrit, etj. Edhe unë kam punuar gjithë jetën time dhe nëna ime po ashtu. Ajo që më vjen keq është se një grua që ka kaluar 23 vite të vështira, PD ja përdhosi ditën. Gruaja ime dhe bashkëshortja ime, nuk e meritonin këtë. Se në fund fare bëhet pyetja kur Sali Berisha dhe Lulzim Basha shkojnë në shtëpi e ja hap derën gruaja dhe e pyesin se çfarë kishin bërë sot, ata thonë se u morën me fustanet e Ajolës dhe unazën e Erjonit. A ka burrni? A është shqiptari kjo? A i ka zënë njeri në gojë Maldivet, apo Dubain, aspak, pasi gjerat private janë private. Është tjetër kur vriten njerëz si në Gërdec. Ne nuk merremi me këto gjera, ndaj këtu ndryshojnë PD nga PS. Ndaj ne nuk futemi në vrimë të çelësit. Unë besoj që të gjithë shqiptarët e kuptojnë se secili ka të drejtë të martohet dhe është shumë e drejtë që dasmën në Pezë e mbuluan prindërit e Ajolës dhe në Gjirokastër e mbulova unë dhe mamaja ime.

Gjithsesi, ajo çka ra në sy gjatë intervistës së Ministrit Veliaj ishte fakti se ai përmendte turpin e atyre që merren me fustanet e grave, megjithatë, ai si në çdo rast tjetër të tij, harroi kur ato ditë të largëta tashmë, kur Erioni drejtonte “Mjaft”-in, ironizonte me disa vajza të reja martesën e obobobujshme t ëish-kryeministrit të atëhershëm Fatos Nanos me bashkëshorten e tij Xhoana Nanon.

Atëherë, Veliaj ishte thjesht një dobiç, që i falej të merrej me fustane grash dhe, sigurisht, të bënte edhe gabime.

Loading...