LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Erzen Breçani rrëzon “Babalepartinë” me dëshminë e tij në gjykatë: Alizotit dhe Veliut u dhashë lekë… më thanë se gjithçka bëhej për azil

Erzen Breçani rrëzon “Babalepartinë” me dëshminë e tij në gjykatë: Alizotit dhe Veliut u dhashë lekë… më thanë se gjithçka bëhej për azil

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Babale”, ka dëshmuar edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Mësohet se gjatë seancës, Breçani ka treguar se ku e kishte takuar për herë të parë Fredi Alizotin dhe se përse i kishte dhënë para.

“Fredi Alizotin e Albert Veliun i takova rastësisht në oborrin e PD. Alizoti u prezantua si kunati i Alber Veliut. Më tha se kishte besim tek unë dhe do më tregonte diçka.

I dhashë 40 mijë lekë të vjetra Alizotit, se ishtë pa ngrënë. Edhe Albert Veliut i kam dhënë 10 mijë lekë të vjetra.

Gjatë bisedës me Alizotin, ai më tregoi se e gjitha bëhej për azil,“-tha Breçani.

Për dosjen “Babale”, ka dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.

Të dy kanë treguar si e kanë takuar Albert Veliun. Tashmë pritet dëshmia e Enkelej Alibeaj, Besim Hajdarmataj dhe Ylli Rakipit.

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X
Avokati Romeo Kara: Nëse ky është “vettingu” me këto çudira mallkuar qoftë po u bë!

Close