LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Eurodeputetja shqiptare, mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari zgjidhet zv.presidente e Parlamentit Europian, ja kë parti përfaqëson

Eurodeputetja shqiptare, mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari zgjidhet zv.presidente e Parlamentit Europian, ja kë parti përfaqëson

Arba Kokalari është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin. Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo jeton në Suedi dhe është pjesë e partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Por kush është Arba Kokalari:

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike të shekullit të 19-të në Shqipëri.

Arba jeton prej vitesh në Stokholm dhe atje ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Ndërsa është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ndërkohë, Kokalari ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të PE, por këtë herë ajo arriti të sigurojë fitoren

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close