Home . Rekomanduar . Fal Zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!

Fal Zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!

Nga Anri Bala

S’më bëri aspak habi profesor që i’u turre zotrote kryetarit të bashkisë, me inat e me mllef se Erioni nuk na qenka “heroi” yt për Tiranën. Natyrisht modeli jot i “heroit” nuk është as fare afër modelit që kanë sot banorët e kryeqytetit. Nuk të vë faj për këtë, madje të jesh i bindur se në të gjitha pikat e krahasimit që shtrove biem dakort të gjithë me ty! A e di pse? Sepse modeli jot i “heroit” nuk është i joni profesor!

Modeli jot, është modeli i servilit alifmatrak, hajdutit pa konkurrent, vrasësit të ftohtë dhe dembelit pa shokë! Dështaku më i madh i të gjitha kohërave, e ka një emër, por meqënëse ty nuk të vjen mbarë t’a thërrasësh atë “hero”, ma merr mendja se kur shkruajte, bëre krahasime me “magazinierin” tënd të SHQUP-it, nuk fole me forcën e mëndjes, por me “forcën” që të buron prej gjenitaleve. Shpjegim tjetër s’ka!

Natyrisht që shpatën e drejtove nga heroi i ynë, që për fat të mirë dhe Zoti e faltë nuk është heroi yt. Ne e dimë se kush është “heroi” për ty dhe gjithë puthadorët, që tek “Luli i vocërr”, e si Luli dalin duke lypur majtas-djathtas: “Një vend në listën e ardhshme për deputet falna, o zoti i pazot!”

Heroi yt i parë profesor është ai, që Tiranën e ktheu në “Bombei”, ku kioskat mbinin si “këpurdhat pas shiut”. Heroi yt i dytë profesor, është ai që ktheu Tiranën në një shurrtore, ku “lumi i shurrës” niste tek Banka Kombëtare dhe përfundonte tek 21 Dhjetori. Heroi i yt i tretë, është ky që ti i puth dorën përditë, që prishi një mbikalim miliona euro dhe na dhuroi një rrethrrotullim. Heroi i yt profesor është ky, që prishi një shesh miliona euro, për të na ndërtuar një kartodrom me një pyll imagjinar. Heroi i yt profesor është ky, djaloshi, i “burrëruar” nga ngjirja e zërit, për të imituar babain shpirtëror, në veset më të këqija të tij.

Heroi i yt profesor, vetëm hero nuk është, sepse nuk ke se si të jesh hero, kur akuzohesh se ke vjedhur. Nuk mund të jesh hero kur akuzohesh se ke vrarë. Nuk mund të jesh hero, kur akuzohesh se ke mashtruar. Nuk mund të jesh hero, kur akuzohesh se ke spiunuar dhe tradhëtuar, njerëz që nuk të kanë as një borxh dhe me paftyrësi, bënë të paditurin, ose si i themi ne nga anët tona dhe tuajat bashkë: “Të vret natën, e të qanë ditën.”

Jo kështu nga pamja e jashtme ,”heroi” yt të merr në qafë! Nga i gjithë shkrimi, vlerësova vetëm diçka profesor: qënke djalë me “gusto”! Ke shije për të gjetur modelin e alifmatrakut të katapultuar në parti pa asnjë “meritë”, modelin e hajdutit, ku sapo ju dha mundësia e shiti detin për një “çap bukë” nga ajo e tija, se e jona vlen miliona euro. Modelin e hajdutit ku vodhi “Rrugën e Kombit”, paratë e të cilës po paguajmë dhe sot, e ku frikacaku jot, i kthyer dje në “Rrugën e Krimit”, i tregonte shoferit se ku të bënte kujdes. Modelin e vrasësit kur ishte Ministër i Brendshëm dhe modelin e dështakut e dembelit, para se t’a zbythnin nga bashkia, e ta vendosnin kryetar partie, post të cilin e “mban” me nderë edhe sot.

Nuk e di profesor, se përse je i shqetësuar nga heroi i ynë dhe jo i yti, se pse imiton Obamën?! Sa mirë do ishte sikur Erioni të kopjonte Obamën, ndërsa ju dështakë të pandreqshëm të imitonit Erionin. Edhe unë do doja të imitoja Erionin dhe Obamën, por s’kam mundësi… sepse unë kam studiuar tek ti profesor dhe kam mësuar ato që dije ti, që ashtu si heroi yt, imitoni dhe flisni për çdo gjë si… ai.

Unë profesor zgjodha dhe më e pakta që mund të bëja, është të mbetem ky që jam… vetvetja. Është fatkeqësi e madhe mosnjohja e vetes. Askush nuk të jep përgjigjje kur e pyet: Kush jam unë?

Nëse do më pyesje mua, unë do të ta jepja një përgjigje: Ti profesor je një puthadoras, që nuk vuan nga “daltonizmi”. Ti i dallon ngjyrat dhe nuk i shikon gjërat bardhë e zi, por i nxinë që t’i mbushësh mendjen vetes, se ashtu janë… pa ngjyra, të sterrosura.

Kur flet për kamerat, buzëqeshje dhe mashtrime të Veliaj më çudit pa masë. Ti profesor po flet e shkruan për ne që jetojmë në Tiranë, apo për ata që nuk e kanë parë kurrë Tiranën me sy?! Ne “prof” e kam fjalën për “profan” që ti nuk je, shohim një qytet të ndryshuar dhe të ndriçuar. Ne “profan” kënaqemi kur shohim një qytet të vijëzuar dhe sistemuar, të pastruar dhe ndriçuar, e që çdo ditë na bënë të ndjehemi si qytetar.

Nëse je mërzitur, futi ndonjë xhiro nga bashkia e Xhelalit dhe atëherë do të qetësoheshe, sepse do kthehesh në origjinën e heroit tënd. Siç duket, jeni të inatosur ti dhe ata që të ndërsejnë, sepse ky “shejtani” i shkolluar në Amerikë i’u zgjoi nga gjumi.

Në fakt, zgjoi nga gjumi Tiranën, që në katër vjet, u bë siç thonë tironsit si “brekët e grisura të Lemes”. Kurse “heroi” yt i mandatuar me gjykata e hajdutë, që ti i nderon dhe i respekton, fjeti gjumë në breg të Lanës, pa e ndjerë erën e qelbur të saj, sepse e qelbi vetë vendin. Ndaj nuk ke pse mërzitesh do të kaloi temperatura e dalldisë.

Shiko ndonjë ëndërr dhe na e trego nesër! A thua, me heroin tënd do vijë dita që ju do flini përsëri të qetë duke na djegur e vrarë, duke na fyer e sharë, duke prishur sheshe apo mbikalime, duke vjedhur drita apo grabitur prona, duke hapur “universitete kioska” apo duke ndërtuar dhe u pasuruar… pa paguar asnjë qindarkë. Unë si student i yt, fatkeqësisht… nuk e besoj se do të ndodhë.

Do më vijë keq për ty, sepse duhet të them: I shkreti ti, do lodhesh e do vuash shumë…vite, duke shkruar broçkulla, sepse dita jote nuk do të vijë kurrë. Sepse heroi ynë nuk është heroi i yt! Tani u binda se çfarë gënjeshtari i madh që je. Ke 20 vjet që hiqesh si nipi i at Zef Pllumit, por nuk besoj kurrë që një pinjoll nga gjaku i martirit do të ishte me të zezën dhe jo me ngjyrat, vetëm për një “parbuare” politik…

Falë Zotit more Gjeka i Markajve, nuk kemi të njëjtin hero. Më mirë për mua, për ty, për të ardhmen tonë! /Zathur.net/

Read previous post:
Ndryshon politika editoriale e ABC News? Armand Shkullaku shkarkohet nga posti i drejtorit të informacionit

Close