Home . Antagonizem . Fan S. Noli/ Dy fjalë për ballistët: “Nuk vratë vetëm veten, por edhe Shqipërinë”

Fan S. Noli/ Dy fjalë për ballistët: “Nuk vratë vetëm veten, por edhe Shqipërinë”

Si të gjithë reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensivën, në mos me armë, po të paktën me penë dhe me propagandë. Si duket, besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcasë një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë.

Shpresat e tyre më duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht, edhe nuk mund të ngjallen më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallen nuk mund të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë.

Nuk ka shqiptarë aq budalla sa të mos dinë që ballistët tanë vdiqën një herë e mirë, posa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italianë dhe me nazistët gjermanë me shpresën që do të fitonin luftën tok me ta.

Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten, por për pak e vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxinë para botës si pro italiane dhe pro gjermane. Si e këtillë, Shqipëria do të ishte copëtuar pa dyshim. Desh perëndia, dolën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aleate.

Guverna e Enver Hoshës jo vetëm që e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, po tani i vë themelet të patundura shtetit me reformat dhe me veprat konstruktive. Këto vepra mund t’i bëjnë vetëm një guvernë homogjene, e qëndrueshme, me një program të caktuar përparimtar.

Ballistët tanë janë një grup heterogjen dhe nuk kanë asnjë program fare. Nuk mundin të organizojnë askurrë një guvernë të qëndrueshme, dhe ca më pak të hedhin themelet e një shteti dhe të bëjnë reforma. Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë, e cila do ta shpinte Shqipërinë ose në një diktaturë reaksionare ose në copëtimin final.

S’ka shqiptar në Shqipëri e jashtë Shqipërisë aq budalla sa të mos i kuptojë këto gjëra elementare. Pra, s’ka shqiptar me pesë para mend që t’i përkrahë ballistët që ta shpien Shqipërinë në buzë të varrit për një herë të dytë.

Atëherë mbetet vetëm një shpresë për ballistët tanë. Amerika bën një yrysh, e sheshon Rusinë me pesë a gjashtë bomba brenda në tri a katër javë, dhe me një yrysh tjetër ballistët tanë kthehen në Tiranë me triumf.

Kjo është ëndrra e gjithë reaksionarëve të botës, dhe nuk çuditem aspak që edhe ballistët tanë shohin natë e ditë këtë ëndërr. Do të bëjnë mirë të zgjohen, të heqin dorë nga ëndrrat, edhe t’i shihnin faktet. Vetëm strategët e kafeneve  mund të besojnë se një luftë ruse-amerikane mund të marrë funt në tri a katër javë.

Strategët e zanatit janë të mendjes që një luftë e atillë do të zgjatet më tepër se çdo luftë tjetër, napoleoniane a hitleriane, dhe nuk dihet se kush do të dalë i gjallë nga kjo katastrofë. Pra, këshilla që u pëshpëritin në vesh politikanëve është: urtë e butë e plot tigani.

Se tani për tani as Amerika, as Rusia nuk mund t’i përvishen një lufte të gjallë. Përpara se të mejtohen për një luftë të re, popujt e botës duhet të mbledhin veten nga lufta e vjetër, e cila posa mbaroi dje. Për këtë çështje duhen të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzetë vjet.

Po atëherëë ç’kuptim kanë deklaratat e Trumanit? Përgjigjja është dhënë nga ata që diç dinë se ç’ngjan prapa perdes. Këtu po kopjojmë nja tri si për mostër:

1. Profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë;

2. Manovër diplomatike, e cila nis në Greqi dhe në Turqi, po pastaj mbaron kudo gjetkë;

3. Një meze e vogël për fabrikat amerikane që të bëjnë topa dhe xhephane për evazonët dhe për anadollakët.

Ka edhe të tjera hipoteza pak a shumë të bazuara dhe logjike si këto. Po sidoqoftë, asnjë prej këtyre nuk parashikon seriozisht një luftë mitologjike, e cila kërcet nesër dhe mbaron pasnesër për të plotësuar ëndrrën fantastike të reaksionarëve të botës dhe të ballistëve tanë.

Vijmë në konkluzionin: ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës.

Nga ana tjetër, guverna e Enver Hoxhës e rrëmbeu Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudhën e luftës. Tani vepron dhe triumfon me reforma dhe me punë konstruktive. Ka përpara një të pritme të shkëlqyer se periudha e paqes do të zgjatet të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzet vjet. Pra meriton përkrahjen e patundur të çdo shqiptari të mirë, që dëshiron të mirën e atdheut.

(Botuar në “Dielli” (Boston), 1947, 26 mars, nr. 5767.)

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
EKSKLUZIVE/ Besjani që peshon me vjedhje kërkon këshilla si “OJQ” prej Titit të partisë! (Foto)

Close