LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Fasonët, Ministria e Financës kundër propozimit të LSI

Fasonët, Ministria e Financës kundër propozimit të LSI

TIRANË-Ministria e Financës shprehet kundër propozimit të LSI për uljen e taksës për biznesin e fasonëve.
“Ulja e taksës për fasonët me efekte në buxhet, nuk mund të diskriminohen bizneset e tjera”, thanë përfaqësuesit e minsitrisë së Financave në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet pr/buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2014.

Deputeti i LSI, Përparim Spahija shprehet se do të insistojnë në propozimin për uljen e tatim-fitimit.
“Rritja e tatim-fitimit do të ketë efekte për biznesin fason”, tha Spahia.

Propozimi i LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë tre amendamente për buxhetin e vitit 2014. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shpjegoi konkretisht se LSI kërkon që 20% e të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin të kalojë si fond shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë. Së dyti, sipas Vasilit, LSI propozon që kontrollet mjekësore falas një herë në vit të zgjerohen deri në moshën 65-vjeçare. Ndërsa propozimi i tretë lidhet me biznesin fason, për të cilin LSI kërkon që tatimi mbi të ardhurat të vazhdojë të jetë në masën 10%.

“Sa i takon biznesit fason, tatimi mbi të ardhurat për këtë biznes të vazhdojë të rrijë në masën 10%. Ky biznes ka qenë motor punësimi për shoqërinë shqiptare. Nëpërmjet këtij biznesi ka një komunikim të rëndësishëm me biznesin ndërkombëtar. Nëpërmjet një tatimi të tillë për këtë specivitivitet që ka biznesi fason, Shqipëria mbetet një vend atraktiv për bizneset e huaja. Ky do të ishte një stimul pozitiv për këtë biznes që të vazhdonte të zhvillohej, sepse ato kapacitete punësimi që ka ai nuk i ofrojnë biznese të tjera”.

Loading...
More in Ekonomi
Komisioni i Ekonomisë, mazhoranca kalon paketën fiskale, opozita kundër

Close