LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Fatos Lubonja i “kthehet” Lulzim Bashës: Mundohet ta kritkoi por si “bënë” zemra…e këshillon

Fatos Lubonja i “kthehet” Lulzim Bashës: Mundohet ta kritkoi por si “bënë” zemra…e këshillon

Zhvendosja e Lulzim Bashës në një nga vilat luksoze të “Long Hill Residence”, në zonën e Lundrës, dy ditë më parë, pushtoi të gjitha mediat dhe u bë kryefjalë e aktorëve të ndryshëm politikë për t’ju kundërvënë kryedemokratit.

Së fundi, dhe analisti i njohur Fatos Lubonja është reshtuar kundër Bashës për këtë veprim për faktin se, sipas tij, biznesmeni që ka në pronësi këto vila, Agron Papuli, është sulmuar publikisht nga PD si i lidhur me Partinë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja është shprehur se nuk mund të mos komentonte vendimin e Bashës për të ndërruar shtëpi dhe për të shkuar pikërisht në vilat e biznesmenit që vetë e kishin sulmuar si të lidhur me kundërshtarët politikë të PD, Partinë Socialiste.

“S’mund të mos komentoj që kryetari i PD shkon dhe merr vilë te Papuli. S’mund të përmend emra, por këta vetë e kanë quajtur biznesmenë i PS e shumë të tjera.

Po pse more aty e gjete të shkosh ti? Ky është problemi i tyre”, tha Lubonja.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Luli, kthehu në shtëpi!

Close