LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Femrat: “Dashuria, koncept i shpikur nga të varfërit”

Femrat: “Dashuria, koncept i shpikur nga të varfërit”

Qindra studente britanike janë regjistruar në një faqe në internet, e cila synon të gjejë “baballarët e ëmbël”, të cilët do financojnë studimet e tyre.

Me kostot e financimit të studimeve në rritje, vajzat e reja po kërkojnë meshkuj të rritur për të paguar studimet dhe pagesat e banesës.

Rreth 2 mijë femra janë regjistruar për të kërkuar një donator. Për të fituar financimet, ata duhet të shoqërojnë këta burra-disa janë humë më të mëdhenj se baballarët e tyre në udhëtime biznesi, restorante dhe pushime jashtë vendi.

Themeluesi i kësaj faqeje, Brandon Wade, tha: “Dashuria është një koncept i shpikur nga të varfërit”.

“’Baballarët e ëmbël’ është një mundësi jo vetëm për stabilitet financiar. Shumë prej këtyre vajzave apo meshkujve do kenë edhe një mundësi për punë pas diplomimit. Katër në dhjetë studentë kanë probleme të gjejnë një punë dhe tre të katërtat e kanë të vështirë të shlyejnë borxhet”.

Loading...
More in Bota, Kryesore
“Mjerimi”, Shqipëria lë prapa Serbinë, Greqinë dhe Maqedoninë

Close