LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Fidel Castro: Ju mungova? Ja ku më keni…

Fidel Castro: Ju mungova? Ja ku më keni…

Gazeta zyrtare ”Granma” dhe media të tjera zyrtare kubaneze publikuan dje në mbrëmje fotot e para të ish-presidentit, Fidel Castro që prej rreth gjashtë muajsh, me qëllimin për të hedhur poshtë zërat për gjendjen e tij shëndetësore.

“Fideli është një njeri i jashtëzakonshëm”, titullohet artikulli i publikuar në gazetën zyrtare ”Granma” dhe media të tjera, shoqëruar nga disa foto të një takimi mes babait të revolucionit kubanez, 88 vjeç dhe drejtuesit të Federatës së studentëve universitarë, Randy Perdomo Garcia.

Në këto foto, Fidel Castro shfaqet me veshje sportive duke biseduar me Perdomo Garcia, nën shoqërimin e bashkëshrtes së tij, Dalia Soto del Valle.

Artikulli i shoqëruar me foto, nënshkruar nga lideri studentor, zbulon se fotot ishin bërë gjatë një takimi më 23 janar në shtëpinë e ish-presidentit në perëndim të Havanës./

Loading...
More in Bota
“Forbes”: Media botërore dezinformoi lidhur me tezat e SYRIZA-s

Close