LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Filozofi” Vasali i LSI sulm komik Komisionit të Venecias: Ka ndërhyrë në çështje që nuk i takojnë

“Filozofi” Vasali i LSI sulm komik Komisionit të Venecias: Ka ndërhyrë në çështje që nuk i takojnë

Partia e vetme në mbrojtje të presidenti Meta, është Lëvizja Socialiste për Integrim, ku edhe në çështjen e Komisioni të Venecias i ka dalë në mbrojtje Metës. LSI ka mbrojtur presidentin duke ruajtur të njëjtën linjë me këtë të fundit, e kësisoj ka akuzuar Komisionin e Venecias se nuk e ka bërë punën siç duhet. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur ditën e djeshme në një studio televizive, ku ka komentuar letrën që presidenti Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias.

Përveç lëvdatave që Vasili i ka dhënë Metës, ai ka hedhur akuza mbi ekspertët ligjorë të Venecias, ku thekson se mbase ata s’kanë pasur kohën e duhur për t’i hyrë në thelb çështjes, andaj kanë dalë në konkluzione të gabuara. “Presidenti Meta siç ka qenë në kualitetin e tij si politikan, sot si kreu i shtetit, cilësia e tij karakteristike ka qenë koherenca. Pra t’i themi të bardhës të bardhë, e të zezës të zezë. Dhe mesa pashë në opinionin që është publikuar, Meta e ka vlerësuar ndihmën e herëpashershme të Komisionit të Venecias, që ka dhënë qoftë për reformën në drejtësi, por edhe në momentin e hartimit të Kushtetutës. Por njëherazi, në një raport, i cili për një çështje të caktuar, ku dalloheshin qartë momente kontradiktore, inkoherenca të cilat nuk janë karakteristike për një institucion siç është Komisioni i Venecias, sigurisht që ato duhen vënë në dukje, dhe sigurisht që kjo është në ndihmë për Komisionin e Venecias, i cili mbase nuk gjeti kohën e duhur apo nuk hyri në thellësinë e duhur”, është shprehur Vasili. Nënkryetari i LSI ka akuzuar Komisionin e Venecias më tej duke thënë se ka ndërhyrë në kompetenca që nuk i takojnë, siç është çështja e zgjedhjeve dhe raporti i OSBE/ODIHR.

“Komisioni i Venecias, ka kaluar kompetencat, pasi është futur në vlerësimin e zgjedhjeve duke mos pasur as kapacitetet, as aftësitë as mundësitë dhe as vlerësimin objektiv. Institucioni i gjithëpranuar botërisht për të vlerësuar zgjedhjet është OSBE, edhe në rastin e 30 qershorit ishte OSBE ODIHR që dha konkluzione të qartë ”, tha ai. Vasili ka deklaruar se Komisioni i Venecias ka rrëshqitur në disa opinione të cilat po keqpërdoren, që sipas tij po keqpërdoren nga mazhoranca. Ashtu siç thuhet edhe në raportin e presidentit Meta, në të njëjtën linjë ka folur edhe Vasili ku shprehet se mediat pranë PS kanë përdorur opinionin e Venecias për të bërë propagandë kundër Metës.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ja pse Komisioni i Venecias rrëzoi ligjin e pronave dhe defektet që duhet të përmirësohen në draft!

Close