LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Flitej se ishin ndarë… politikisht dhe shpirtërisht, Meta dhe Monika shfaqen krah njëri tjetrit

Flitej se ishin ndarë… politikisht dhe shpirtërisht, Meta dhe Monika shfaqen krah njëri tjetrit

Ndërsa gjithmonë preferojnë që në publik ta trajtojnë me indiferentizëm njëri-tjetrin dhe flasin sikur nuk ndajnë të njëjtin krevat dhe shtëpi, presidenti Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duket se sot e kanë thyer këtë rregull.

Dyshja e njohur e politikës shqiptare ka publikuar një foto nga pushimet e tyre në Prevalla, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një mesazh.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të shijojë freskinë e malit në zonën turistike të Prevallës, në këto ditë të nxehta gushti.

Meta flet për një mik të ri që ka njohur në Prevallë dhe që merret me blegtori.

Sipas Kreut të Shtetit, nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, padyshim që në vend të parë do të ishte pikërisht Bajrami, i cili më parë kishte punuar si mësues, por që i është rikthyer traditës shekullore të familjes si blegtor.

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.

Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkruan Meta.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close