LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Flutura Açka: Agron bëre mirë që ike nga Shqipëria, këta i përzënë njerëzit e mençur si ne

Flutura Açka: Agron bëre mirë që ike nga Shqipëria, këta i përzënë njerëzit e mençur si ne

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pasi Agron Tufa u largua bashkë me familjen në Zvicër për të kërkuar azil politik.

Ai thotë se e kanë kërcënuar me jetë, ndaj dhe ka ikur.

Açka ndërkohë e mbështet veprimin e tij, duke thënë se “mendja” në Shqipëri nuk vlerësohet.

“Gjatë ditëve të panairit të Librit, me Agronin na u desh të shkonim në promovimin e një autoreje të re shqiptare.

Me qetësinë e tij, me një kujdes të admirueshëm profesional, Agron Tufa i bëri një analizë të hollësishme librit poetik që na kishe mbledhur, e tillë, që nuk mund të ishte e një njeriu që ishte në nxitim e sipër për të ikur.

Ajo ishte edhe hera e radhës kur u rrokëm përqafe, por jo e fundit. Ne e përzumë Agronin me heshtjen tonë.

Tani po flasin shumë, dhe mirë bëjnë, por kur Agroni kërcënohej, fyhej, poshtërohej nga po ata njerëz që nuk kursejnë askënd, nga po ato puseta me imunitet shtetëror shpesh, ku ishim ne?

Agron i dashur, bëre shumë mirë, ne jemi mësuar ta përzëmë me shkelma “Mendjen” nga Shqipëria.

Europa është atdheu i Lirisë, Shqipërinë më parë duhet ta pastrojmë nga AntiLiria, por kur”, shkruan Açka, e cila prej vitesh jeton në Holandë.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, postimi që i kanë dërguar Ramës për tërmetin bëhet viral në rrjet (Video)

Close