LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FMN: Sektori energjetik dhe pronat kërcënojnë buxhetin e shtetit

FMN: Sektori energjetik dhe pronat kërcënojnë buxhetin e shtetit

Buxheti i shtetit kërcënohet nga sektori energjetik si dhe nga paditë për kompensimin e pronave.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj e cila u mbajt në orët e vona të natës ( Ora 22: 30 e 13 majit, 2014),  Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi kërkoi që këto rreziqe që i kanosen buxhetit të duhet të trajtohen sa më parë. Ilahi vlersoi se ecuria ekonomike vijon të mbetet e dobët.

Kreditimi mbetet ende i ulët  dhe është një problem në Shqipëri, sepse bankat nuk marrin përsipër rriskun e mbështetjes së investimeve.

Politika monetare duhet të mbështesë rritjen ekonomike, ndërkohë që edhe reforma e pensioneve duhet që të vazhdoj.

Megjithatë veprimtaria ekonomike në Shqipëri është ende e dobët dhe nën potencialin e vet.

Rreziqet më të mëdha fiskale për Shqipërinë vijnë nga  energjia elektrike sepse arkëtimi i faturave është shumë i ulët dhe humbjet energjisë në rrjet janë të mëdha.

Një tjetër rrezik për qëndrueshmërinë fiskale, është edhe kthimi dhe kompensimi i pronave. Këto probleme duhet që të trajtohen menjëherë që të gjejnë zgjidhje.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani premtoi se po punohet për të përmirësuar besueshmërinë e bizneseve dhe konumatorëve. Ai tha se “viti 2013 ishte një vit i vështirë ekonomik, madje viti më i vështirë që prej 1997″.  Gjithashtu Cani deklaroi se prioritet mbetet shlyerja e borxheve.

“Patëm rënië të kërkesës së brendshme për konsum dhe një sërë faktorësh, që viti 2013 të jetë i vështirë. Për këtë periudhe prioritet mbetet shlyerja e detyrimeve. Kemi shlyuer 200 milionë dollarë, ndëerkohë treguesit fiskalë nga të dhënat parprake janë që vetëm nga tatimet dhe doganat kemi nje tjekalim prej 12% krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose ajo që quhet plan, 2% më shumë”, tha Ministri Cani.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj theksoi se ndryshimi në klimën e biznesit, është i rëndësishëm dhe se ekonomia ka tregues pozitiv pasi në tre mujorin e fundit janë rritur importet dhe eksportet.

“Janë rritur si importet dhe eksportet. Janë rritur eksportet 10,3% dhe importet me 10,7%. Sinjal pozitiv rritja e eksporteve të manifakturës. Mendoj se programi është në rrugën duhur për shkak të reformave që ne kemi filluar dhe po i bëjmë me shumë seriozitet. Do vazhdojmë me reforma në sektorë kyç që janë sa sfidë edhe gjenerator të zhvillimit ekonomik. Do vazhdojmë reformën me pensionet. Do garantojë jo vetëm pensionet për moshën e tretë. Reforma në energjinë elektrike është sfidë. Po punojmë me Bankën Botërore për të hartuar një reformë të thellë dhe të detajuar për ta kthyer sistemin në një gjenerator ekonomik.” u shpreh ministri Ahmetaj.

Ministri Cani u shpreh se bashkëpunimi me kompaninë “Crown Agents” vazhdon, ndërsa është dorëzuar në qeveri kodi doganor dhe pritet të miratohet nga Parlamenti.

“Vazhdon mbështjetja administrative nga “Crown Agents”, dhe presim rezultate të mira në vijim. Po kështu është dorëzuar në Qeveri, Kodi Doganor dhe pritet të kalojë më pas në parlament për miratim.”, deklaroi Cani.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Fier, pranga drejtorit të shkollës, lëshoi dëftesa false në vlerë deri 1500 euro

Close