LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Fokusi i drejtësisë hetimi i zyrtarëve të lartë dhe konfiskimi i pasurisë

Fokusi i drejtësisë hetimi i zyrtarëve të lartë dhe konfiskimi i pasurisë

Qeveria ka marrë angazhim që të përmbushë një nga kushtet kryesore të ndërkombëtarëve, atë të hetimit të korrupsionit në nivel zyrtarësh. Një gjë e tillë është e dukshme tek plani që ka hartuar Ministria e Drejtësisë për të përmirësuar eficencën dhe efektivitetin e hetimeve penale kundër korrupsionit.

Në strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit për vitet 2019-2023 qeveria ka planifikuar që gjatë kësaj periudhe kohe të përmirësohet ndjeshëm lufta kundër korrupsionit në nivele të larta. Aty përmendet viti 2020 si viti kur vëmendja e drejtësisë do të jetë pikërisht tek kjo pikë, kapja dhe ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar.

“Mekanizmi përcjellës për statistikat e harmonizuara për korrupsionin dhe krimin e organizuar do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna dhe të përfshijë shifrën në të gjitha raportet gjashtëmujore.

Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e sistemit të ndjekjes (procesit) dhe më pas rritjen e numrit të përgjithshëm të kërkesave për sekuestrim në rastet e korrupsionit (performanca).

Treguesi do të matet si nga numri i rasteve dhe numri i personave të përfshirë në akuza. Një nën-tregues shtesë do të përfshihet, që nga viti 2020, për të vlerësuar performancën në kontekstin e veçantë të të ashtuquajturve “raste të korrupsionit në nivel të lartë”.

Në këtë kuadër, “rastet e nivelit të lartë” përcaktohen si ato që lidhen me nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal (që parashikojnë një dënim minimal prej 1 dhe 4 vjet)”, thuhet në raport.

Po ashtu qeveria ka si synim që të rrisë me 2.5% referimet për rastet e korrupsionit të zyrtarëve. “Përdorimi me eficiencë i mjeteve të posaçme të hetimit në procedimet për vepra penale në fushën e korrupsionit për rezultate më efektive në luftën kundër tij;

Rritje me 2.5% të numrit të referimeve për veprat penale të korrupsionit dhe krimeve në detyrë; Rritje me 5% në çdo vit numri i hetimeve proaktive në fushën kundër korrupsionit dhe krimeve në detyrë”, citohet në strategji.

Vëmendje tek sekuestrimi i pasurisë

Qeveria ka vendosur që po ashtu të bëhet më shumë në drejtim të sekuestrimit të pasurive të vendosura nga veprimtari kriminale. Në strategjinë ndërsektoriale theksohet se vetëm përmes sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale do të arrihen hetime efektive kundër zyrtarëve të korruptuar.

Në raport është përcaktuar edhe rruga që ndiqet për sekuestrimin e pasurive. “Sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi paraqesin një mjet kritik represiv për korrupsionin, duke hequr stimujt financiarë për veprimtarinë kriminale. Hetimet efektive do të gjenerojnë jo vetëm kërkesa shtesë për sekuestrim (shih treguesin B.1.c), por edhe rritjen e vlerës totale të aseteve të sekuestruara.

Vlerësimi i këtyre të dhënave shtesë është vendimtar për të dhënë një pasqyrë të plotë të efektivitetit të hetimeve mbi korrupsionin. Bazuar në kuadrin ligjor shqiptar (VKM nr.687, dt.5.10.11), asetet për të cilat është miratuar sekuestrimi do të dorëzohen në AAPSK për menaxhim.

Pas marrjes së aseteve, Agjencia zbaton një vlerësim të brendshëm dhe cakton një vlerë të parashikuar. Kjo vlerë vlerësohet më tej nga ekspertë të jashtëm pas konfiskimit. Mekanizmi i raportimit të brendshëm të Agjencisë do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna”, thuhet në raport.

Me qëllim rritjen e sekuestrimit të pasurive, do të krijohet edhe një sistem i ri raportimi për të përcaktuar vlerën e të ardhurave të pasurive të sekuestruara në rastet e korrupsionit. Mesa duket, gjatë viteve 2020-2023 do të ketë hetime të shumta për zyrtarë të korruptuar dhe pasuritë e tyre kriminale do të sekuestrohen./Sot

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close