Home . Aktualitet . Sociale . Fondi i Komuniteteve/ Veliaj: 200 milionë lekë në dispozicion

Fondi i Komuniteteve/ Veliaj: 200 milionë lekë në dispozicion

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore ose një problem të caktuar në komunitetin e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi programin e “Fondit të Komuniteteve” që synon të nxisë bashkëpunimin mes qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët.

“Për infrastrukturën komunitare, bashkia do të vërë në dispozicion këtë vit 200 milionë lekë, të cilat do të përdoren si një fond fillimisht për ta pilotuar te pallatet me administratorë. Administratori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje që mund të jetë veshje kapot e pallatit, lyerje, eficencë energjetike, panele diellore, një hapësirë lulishte përpara pallatit apo një rampë, nëse ka persona me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë të aksesojnë pallatin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se përmes këtij fondi synohen të realizohen një sërë ndërhyrjesh, të cilat kanë një impakt në një komunitet të vogël dhe jo detyrimisht të jenë investime madhore, sikurse Bashkia e Tiranës kryen në të gjithë kryeqytetin për ndërtimin e rrugëve, urave, etj. Veliaj sqaroi se për të përfituar nga kjo skemë që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, fillimisht banorët e pallateve do të duhet të zgjedhin administratorin e tyre. “Sigurisht, kjo e ka një çelës: Duhet të kesh administrator në pallat sepse kjo është një mënyrë sesi inkurajojmë që sa më shumë banorë të bëhen bashkë-vendimtarë të fatit të lagjes së tyre. Në 1147 pallate në këto 6 muaj, që kur kemi filluar me këtë nismës, tashmë është krijuar kryesia e asamblesë së banorëve. Në shumicën prej këtyre ka filluar procesi i rekrutimit të administratorit dhe për të gjithë ata që tashmë e kanë zgjedhur administratorin në librin e certifikuar të bashkisë si administrator pallati, mund të vijnë në bashki të prezantojnë një projekt, të cilin gjysmën do ta financojë pallati dhe gjysmën tjetër bashkia”, tha ai.

Gjithashtu, programi kontribuon në ndërgjegjësimin e tij, duke i dhënë më shumë përgjegjësi menaxhimit të fondeve dhe mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta. Veliaj theksoi se përmes Fondit synohet që të nxitet edhe ruajtja e investimeve nga komuniteti. “Shumë njerëz na kanë thënë: Kryetar, jemi gati që të kontribuojmë edhe ne. Jo vetëm kaq, por kemi vënë re që aty ku njerëzit kontribuojnë, sigurohen që edhe ruhet. Nëse nuk ke kontribuar në diçka, e sheh si të shtetit, si një gjë që mund të prishet, si një gjë që mund të zvarritet pafundësisht. Sigurisht, kjo nuk ndodhi nëse çdo banor e sheh veten aksioner, bashkë me bashkinë”, deklaroi Veliaj.

Në këtë kuadër, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë për të zgjedhur administratorin e tyre për të përfituar nga kjo mundësi, por edhe si një urë lidhëse ndërmjet komunitetit dhe Bashkisë. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në mbledhjen e Asamblesë së pallatit, sipas udhëzimit të bashkisë, që të votojnë me votën e tyre të lirë, ta bëjnë zgjidhjen e lirë dhe të votojnë administratorin. Në momentin që kanë administratorë, kanë edhe një mundësi fantastike që edhe bashkia me paratë e veta të bashkëfinancojë disa nga këto projekte model”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Ai i garantoi qytetarët se pavarësisht fushatës zgjedhore apo stinës së verës, do të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës dhe në ofrimin e shërbimeve qytetarëve. “Dua t’i garantoj gjithashtu të gjithë qytetarët, që pavarësisht se do të futemi në fushatë zgjedhore, ajo nuk do të ndikojë aspak punën e bashkisë”, tha ai.

Nëpërmjet këtij programi synohen të arrihen një sërë objektivash, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta, por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësore të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close