Home . Aktualitet . Foto/ A është kjo vila luksoze e Bashës në Utrecht?

Foto/ A është kjo vila luksoze e Bashës në Utrecht?

Lulzim Basha është padyshim lideri opozitar më i dashuruar me vendet europiane. Aq i dashuruar me perëndimin, sa ndonëse detyra ia kërkon që të jetë afër problematikave të shqiptarëve, jetën e tij dhe të familjes e ka investuar në Hollandë. Të gjithë e dinë se prej dhjetë vitesh e ka ndarë jetën mes Tiranës dhe Hollandës.

Edhe gjatë kohës kur ishte kryetar i bashkisë Tiranë, më shumë gjendej në Hollandë se në zyrë. Ashtu sikurse e shoqja e tij nuk voton as në Shqipëri pasi pasaportën shqiptare e ka dorëzuar për atë holandeze.

Së fundmi, vëllai dhe kunata e Bashës nxjerrin zbuluar kreun demokrat për luksin që shoqëron atë dhe familjen e tij në Holandë. Ata kanë postuar një foto në oborin e një vile luksoze me tre kate në Utrecht, e cila duket qartë që është një shtëpi banimi, jo pushimi.

Kujtojmë se Basha ka përfunduar studimet në Utrecht dhe ka jetuar për një kohë të gjatë aty, e po ashtu shkon shpesh atje. Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që kjo shtëpi luksoze, të jetë destinacioni i tij.

Mos Humbisni:
FOTO/ Shkëmbinjtë shkatërrojnë makinën në rrugën Vlorë-Orikum, apeli policisë: Bëni kujdes, rruga e bllokuar!

Close