Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para Kuvendit, në lidhje me ikjet masive të shqiptarëve kohët e fundit.
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë çuar një banderolë me një avion simbolik në dyert e Kuvendit, në dritaret e të cilit ndodhen fotot e ministrave.
Aktivistët deklarojnë se nga Shqipëria duhet të shporren qeveritaret e jo shqiptarët, duke sqaruar edhe simbolikën e avionit.
“Të braktiset qeveria, jo Shqipëria. Populli po kërkon azil politik dhe jo ekonomik. BE të refuzojë qeverinë dhe jo Shqipërinë”.
Loading...