LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FOTO/ Çeta e Indinjuar e Lazaratit që bërtet: Pastroni k.rimin që bekuam vetë

FOTO/ Çeta e Indinjuar e Lazaratit që bërtet: Pastroni k.rimin që bekuam vetë

Vendimin e Gjykatës së K.rimeve të Rënda për dënimin e ish-ministrit Tahiri, nuk është pritur mirë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka nguruar të bëj dhe një status në rrjetin social Facebook, me titull: “Mafia nuk e dënon veten!”.

Berisha e komenton vendimin e gjyqtarëve si të turpshëm, për personin që sipas tij duhet të ishte dënuar me 40 vite b.urg për k.anabizimin e vendit.

Komik mbetet fakti, se pas Berishës, i cili e cilësoi k.anabizimin e Lazaratit si: “vullnet politik për të mos ndërhyrë”, nuk ngeli njeri pa shkruar statuse “anti-k.anabizim”.

Në grupin Çeta e Indinjuar e Lazaratit, nuk kishte si të mungonte: ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, funksionarë e ish funksionarë të LSI-së së qeverisjes Tepsia 7%, madje dhe Dashnori i Lazaratit, Aliko i famshëm, që kishte shpërndarë në llogarinë e tij statusin e Bashës, ishte i tronditur nga vendimi gjykatës.

Ajo që të bënë habi në fakt, është gadishmëria e grupit Çeta e Indinjuar e Lazaratit, për të akuzuar gjithëkënd dhe apatizmi nga ana e Partisë Socialiste për të mbrojtur vendimin politik të saj, për të zhdukur nga harta fshatin famëkeq, të pagëzuar si “Kolumbia e Evropës”.

Padyshim asnjë nuk u përlot për statusin e urdhëruesve dhe zbatuesve të projektit qeveritar të k.anabizmit të vendit, por ama dikush duhet t’iu kujtoi të gjithë personazheve që bekuan këtë projekt “madhështor”, epilogun e të cilit e shkruajti Saimir Tahiri, duke zhdukur çdo bimë nga fshati famëkeq, edhe pse në përplasje me trafikantët humbi jetën Dëshmori i Atdheut, efektivi Ibrahim Basha./Ekskluzive.al

Loading...
More in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
“Duhet të qepin gojët lërini p*rdhët me agjentë”! U shoftë ajo politikë që urdhëron burgosjen e kundërshtarit!

Close