LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Foto/ Heroi nga Tetova që u mbyt në Vlorë për të shpëtuar 2 vajzat

Foto/ Heroi nga Tetova që u mbyt në Vlorë për të shpëtuar 2 vajzat

Beniamin Ferhati nga Tetova është djaloshi trim që humbi jetën ditën e djeshme në Plazhin e Vlorës.

Ai është 24 vjeç dhe kishte ardhur për të pushuar në plazhet tona, pushime të cilat rezultuan fatale për të.

Ditën e djeshme Beniamini u përpoq të ndihmonteManuela Maraj, 27 vjeçe dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, por asnjëri nga të rinjtë nuk doli i gjallë në breg.

tetovari
  Djaloshi nga Tetova, Beniamin Ferhati, që u mbyt dje në Vlorë

Ngjarja
Ndërsa dy kushërira ishin futur në ujë të laheshin, njëra nga vajzat është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit.

Më pas një djalë nga Maqedonia ka hyrë për t’i ardhur në ndihmë,  por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Më pas ka qenë vajza tjetër e afërme e qytetares së parë e cila ka hyrë në det për t’iu ardhur në ndihmë, por edhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Komento
Mos Humbisni:
Shkencëtarët: Pas kësaj që kemi krijuar,njeriu do jetë i pavdekshëm

Close